E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli perkujton Holokaustin

Izraeli perkujton Diten e Holokaustit. Ne shtetin hebre jane zhvilluar ceremoni ne kujtim te gjashte milione hebrejve qe u vrane nga nazistet dhe bashkepunetoret e tyre gjate Luftes se Dyte Boterore. Duke folur mbreme ne Yad Vashem, qendren zyrtare izraelite te Holokaustit ne Jerusalem, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se perkushtimi me i larte i shtetit te Izraelit eshte qe t'i parandaloje mohuesit e Holokaustit te kryejne nje Hollokaust tjeter ndaj popullit hebre .Ceremonia u zhvillua disa ore pasi presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, i cili e ka pershkruar Holokaustin si "mit", ngjalli indinjaten e diplomateve evropiane dhe largimin nga konferenca kunder racizmit ne Gjeneve. Ahmadinexhad akuzoi Izraelin se eshte qeveri "raciste".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›