E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, në hetim 13 të huaj dhe 2 shqiptarë

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotiket të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar penalisht 13 shtetase të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina.

Gjithashtu procedohen penalisht dhe dy shtetas shqiptarë banues në Shkodër, ndërsa janë  sekuestruar shuma parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.

Personat e proceduar janë: D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru; Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; V. G, 25 vjeçe, banuese në  Peru; L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi; S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi; A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil; Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë; F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani; G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil; M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë; N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi; U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.

Policia njofton se po ashtu u proceduan e dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër  të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.

Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”  dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›