Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, arrestohet një 66-vjeçar

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Në kuadër të planit operacional policor antikanabis, të koduar “Koordinata” janë goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Krujës ka identifikuar autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe ka asgjësuar bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën dy raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në dy parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/gj.m/r.e//a.f/