Goditën me sende të forta dhe thikë 42-vjeçarin pas një sherri, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës këtë të premte, pasi goditën me sende të forta dhe thikë një 42-vjeçar.
Ngjarja është shënuar një ditë më parë (31 korrik) në lagjen “Tre Heronjtë”, ku vëllezërit dhe i plagosuri u përfshinë në një sherr.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:
-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
/vizionplus.tv