E Diel, 1 Nëntor 2026

Programe të reja në universitet! “Aleksandër Moisiu” në Durrës synon të afrojë edhe studentë të huaj

Universiteti “Aleksandër Mosiu” në Durrës vazhdon të sjellë risi duke synuar që programet e studimit që ai ofron të pranohen jo vetëm nga studentë shqiptarë, por edhe të huaj.

Për vitin e ri akademik ky universitet ka miratuar 6 programe duale të reja studimi falë marrëveshjeve që janë nënshkruar me universitetet e La Sapienca, Tor Vergata dhe Xhenovës në Itali, Kot d’Azyr në Francë, Bregançes në Portugali, Krakovi në Poloni dhe universiteti i Nitrës në Sllovaki.

“Këto marrëveshje që kemi realizuar do ta bëjnë ofertën më të pasur, si për studentët shqiptarë, ashtu edhe ata të huaj”, tha Shkëlqim Fortuzi, rektor i UAMD.

Këtë vit kanë dalë studentët e parë shqiptarë që përfunduan studimet Master në La Sapienza në “Zhvillim ekonomik”, të cilët janë pajisur njëkohësisht edhe me diplomën e universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Rektori Fortuzi shton se disa programe duale do të jenë në anglisht këtë vit.

Në çeljen e vitit të ri akademik 2025-2026 pritet të inaugurohet edhe godina e re e kampusit për fakultetin e Studimeve Profesionale, e cila do të jetë e pajisur me të gjithë laboratorët e domosdoshëm.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›