E Hënë, 2 Nëntor 2026

Goditen policet ne detyre pranga 3 personave ne Tirane

25/10/2010Gjate dy perplasjeve te ndryshme

TIRANE- Tre persona rane dje ne pranga sepse kundershtuan me dhune policine. Dje nga sherbimet e komisariatit nr.3 u arrestua ne flagrance shtetasi Indrit Kolgjoka 20 vjec banues ne Tirane si dhe filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasit I.S 33 vjec lindur ne Milot dhe banues ne Tirane dhe G.R 21 vjec lindur ne Delvine dhe banuese ne Tirane sepse rreth ores 05.00 tek sheshi Rilindja dyshohet se kane fyer kundershtuar dhe goditur per shkak te detyres oficeret e Patrulles se Pergjithshme te komisariatit nr. 3 Tirane. Mendohet te kene qendruar gjate ne nje bar afer asaj zone madje mund te kene thurur edhe ndonje plan kunder policeve qe shpesh kalojne andej. Sipas informacioneve te dhena nga policia rezulton se ata mund te kene qene ne gjendje te dehur kur kane levizur nga bari. Policet kane qene duke kaluar per nje kontroll nga ajo ane e rruges kur makines i jane sulur te tre djemte ne fillim kane share e ofenduar me pas kane goditur me mjete te forta te tipit gur automjetin. Ne kundershtim e siper policet arriten te kapnin ne flagrance Indrit Kolgjoken por hetimet vazhdojne per dy te tjeret. Materialet i kaluan Prokurorise neni 239 236 dhe 237 i Kodit Penal.

O. Maxhiri

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›