E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradeci do ti rikthehet kultivimit te geshtenjes

25/10/2010Geshtenja e kesaj zone me e mira ne vend per vlerat ushqyese dhe kurative

Projekti do te nise vitin e ardhshem pritet te zgjerohen siperfaqet e mbjella

POGRADEC- Rrethi i Pogradecit do ti rikthehet tradites se kultivimit te geshtenjes pasi ky drufrutor ne gjithe historine e tij ne vendin tone tregoi se ne kete rreth arriti parametrat me te larta te saj per sa u perket vlerave ushqyese dhe kurative. Geshtenja e Zervaskes ishte me nam ne te gjithe vendin. Vec kesaj aktualisht ne rrethin e Pogradecit ekzistojne 5000 ha toke tipike ne zonat kodrinore-malore ku nje pjese e siperfaqes u krijua nga shpyllezimet para vitit 1990 dhe qe sot ndodhet nen efektin e erozionit. Kultivimi i geshtenjes do te ishte nje mbeshtetje e mire per zonat kodrinore-malore me resurse me te kufizuara dhe ne te njejten kohe do te permiresonte ekosistemin e ketyre zonave. Nje projekt i tille u iniciua edhe nga vete Kryeministri i vendit Sali Berisha. Rikthimi ne traditen e kultivimit te geshtenjes u be i ditur nga burime prane Drejtorise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ne Qarkun e Korces. Gjithcka do te realizohet vitin e ardhshem. Ne lidhje me kete sipermarrje studiuesi Ilia Ballauri shpjegoi se sipas te dhenave qe ekzistojne ne Shqiperi ne vitin 1970 kishte gjithsej 8.195 ha me geshtenja nga keto vendin e pare e zinte Tropoja me 1.800 ha dhe te dytin Pogradeci me 1.728 ha pra pothuajse njesoj sa Tropoja. Pra Pogradeci kishte pothuajse 1/5 e geshtenjave te te gjithe Shqiperise ndersa geshtenja e Zervaskes ishte me e njohura ne mbare vendin. Per nga ana cilesore tha Ballauri geshtenjat e Pogradecit kishin nje sere parametrash me te larta sesa llojet e tjera te geshtenjave te Shqiperise. Konkretisht perqindja e tulit ne frute ne geshtenjat e Pogradecit arrinte deri ne 75.9 kurse ne ate te Tropojes 75.2 proteinat ne geshtenjen e Pogradecit arrinin ne 6.7 kurse ne ate te Tropojes 6 sheqeri ne geshtenjat e Pogradecit shkonte 30.2 ndersa tek e Tropojes 20.4 etj. Geshtenja sic u shpreh studiuesi Ballauri ne thellesite e kohes per populacionet primitive te njeriut ka qene nje nga ushqimet themelore. Si Aleksandri i Madh ashtu edhe me pas romaket kane mbjelle geshtenja gjate fushatave te tyre ushtarake gjithandej ne levizjet e tyre neper Ballkan dhe Azi. Mjeket e lashte si Dioskuridi dhe Galeni pershkruajne ne punimet e tyre vetite mjekesore te geshtenjes. Pervec cilesive te sapopermendura geshtenja mund te perdoret edhe si lende druri. Per te gjitha keto fermeret e rrethit te Pogradecit nga kultivimi i geshtenjes arres dhe lajthive do te siguronin mjaft te ardhura kur aktualisht kjo siperfaqe prej 5000 hektaresh vazhdon te jete djerr. Ne vijim te ketij informacioni Ballauri sqaroi se geshtenja Castanea sativa ose Cataneva veska eshte dru pyjor dhe njekohesisht drufrutor i perhapur ne Evropen Jugore qe i perket familjes Fagacea. V. Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›