E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i rregullimit peng i ndryshimit te KRRT

25/10/2010Urbanistika Jemi te hapur per mendimin qytetar

FIER- Ndryshimi i perberjes dhe Entit te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes vonon edhe miratimin e planit rregullues te qendres se qytetit te Fierit. Sektorit te ndertimit i interesuar per vite me radhe per te kryer investime i eshte privuar e drejta e ndertimit per shkak te mosmiratimit te planit rregullues te qendres se ketij qyteti por nga ana tjeter urbanistika Fier e sheh te afert kohen e miratimit te qendres se qytetit pasi ka marre miratimin e gjithe anetareve te KRRT se Bashkise Fier dhe eshte edhe nje studim bashkekohor per me teper. Ne e kemi cuar projekti per ndertimin e qendres se qytetit te Fierit - ka thenen kryetari i Bashkise Fier Baftjar Zeqaj ne KRRT e republikes. - Specialistet tane kane qene ne KRT dhe atje u premtua se se shpejti do te miratohet projekti per ndertimin e qendres se qytetit. Besoj ne fund te vitit do te perfundoje miratimi i projektit te qendres se qytetit qe do ta shnderroje ne nje qytet te vertete bashkekohor te kategorise se pare. Eshte dashur rreth 7 muaj kohe qe studimi i qendres se qytetit te Fierit te merrte vendim pozitiv jo vetem te keshillit te rregullit te territorit te bashkise por edhe grupeve te interesit ne kete qytet ndertuesve si dhe specialisteve urbaniste te ketij qyteti. Projektstudimi i qendres se qytetit te Fierit ka shkuar ne KRRT e Republikes ne 2 variante ku me i mundshmi shihet me variantin me objektet ekzistuese dhe disa objekte shtese shumekateshe. Qendra e qytetit ze nje siperfaqe prej 25 ha dhe ne projekt-studim eshte parashikuar vec objekteve shumekateshe dhe multifunksionale por edhe krijimi i ambienteve clodhese per femijet qender kulturore dhe biznesi etj. Qyteti i Fierit qysh prej vitit 1988 nuk ka nje studim per qendren e qytetit. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›