Goditet banda e hajduteve te bizneseve
Tirane-Policia e Tiranes ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, kane finalizuar me sukses aksionin per arrestimin e nje bande hajdutesh, te implikuar ne nje seri vjedhjesh biznesesh dhe te ambasades daneze ne Tirane. Ne nje dalje te pazakonte publike, ka qene vete Drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj, i cili se bashku me 2 prokuroret e Krimeve te Renda, Besnik Muci dhe Anton Martinaj, ka sqaruar edhe aksionin e policise. Drejtori i bluve te kryeqytetit, Vocaj tha se pas nje pune disa mujore me metoda speciale te hetimit, ne kuader te operacionit te koduar "Hijet e nates", u finalizua me sukses goditja e nje grupi te strukturuar kriminal, duke bere te mundur arrestimin e 7 personave dhe shpalljen e nje tjetri ne kerkim. Elton Lika, Sajmir Kuci, Sulejman Bakalli, Taulant Mataj, Euklid Habili, Dritan Duka, Admir Burri, jane pjestaret e kesaj bande vjedhesish, qe e kishin shtrire aktivitetin e tyre kriminal ne Tirane dhe Durres. Keta persona te gjithe te lindur dhe banues ne Tirane, rezultojne se jane te gjithe me precedente te meparshem penal, kryesisht ne vepren e vjedhjes. Sipas policise. Keta persona dyshohet se jane autore te vjedhjes se shtepise se nje biznesmeni, te cilit i kane vjedhur 600 milion leke, te disa agjencive udhetimesh ne Tirane dhe Durres, si dhe te vjedhjes se bujshme te disa pajisjeve ne ambasaden daneze ne Tirane, ngjarje e ndodhur ne tetor te ketij viti. Sipas policise edhe vjedhja me e fundit, ajo e kryer tre dite me pare tek agjencia e udhetimit "Adriatika", ne Durres, rezulton se ka per autore pjestare te ketij grupi e me konkretisht, Elton Liken, Taulant Matajn si dhe nje person tjeter te shpallur ne kerkim.
Ky grup vepronte ne Tirane dhe Durres prej gati 9 vjetesh, te specializuar per vjedhje biznesesh pergjate autostrades. Te arrestuarit bashkepunonin me njeri-tjetrin, pasi piketonin objektit qe duhet te vidhnin. Sipas policise, strukturat e hetimit disponojne informacione se keta persona ne bashkepunim edhe me persona te tjere, kane kryer nje sere vjedhjesh, qe prej vitit 2000 ne autostraden Tirane- Durres, si dhe per nje sere vjedhjesh te tjera te ndodhura ne Tirane. Prokurori i Krimeve te Renda Besnik Muci, ne konferencen e djeshme per shtyp, tha se kjo prokurori i kushtoi seriozitet maksimal hetimit te ketij procedimi penal dhe kontrolloi dhe drejtoi te gjitha veprimet hetimore te nevojshme. Ndersa prokurori i ceshtjes, Anton Martinaj tha se prokuroria disponon te gjitha provat e mjaftueshme per akuzat e ngritura ndaj pjestareve te ketij grupi kriminal. Ne cilesine e proves materiale jane sekuetruar nje kasaforte, dy automjete te cilat sherbenin per levizjen dhe transportin e sendeve te vjedhura, 2 laptop, nje sasi prej 4 000 euro, aparate celulare dhe mjete qe sherbenin per hapjen e kasafortave.
Te arrestuarit
Elton Lika, 26 vjec, i proceduar me pare per vjedhje
Sajmir Kuci, 26 vjec, i proceduar me pare per vjedhje me arme
Sulejman Bakalli, 26 vjec, i proceduar me pare per vjedhje me arme
Taulant Mataj, 28 vjec, i proceduar me pare per shperdarje te lendeve narkotike
Euklid Habili, 27 vjec, i proceduar me pare per vjedhje
Dritan Duka, 28 vjec, i proceduar me pare per falsikim te vulave, stampave e letrave me vlere
Admir Burri, 31 vjec, i proceduar me pare per vjedhje me arme
Keta shtetas dhe me konkretisht Elton Lika, Taulant Mataj dhe nje shtetas i shpallur ne kerkim, dyshohen se me date 12.12.2009 ne qytetin e Durres, kane vjedhur me thyerje agjensine e udhetimeve ?Adriatika?.
Vjedhjet e dokumentuara nga banda e vjedhesve
Me 6 dhjetor 2009, kane tentuar te vjedhin kasaforten ne firmen "Skutari", e ndodhur ne autostraden Tirane-Durres
Me 6 dhjetor 2009, dyshohen se kane vjedhur nje sasi parash prej 10 milion lekesh ne ambjentet e firmes Ferlut, ne Tirane
Me 11 nentor 2009, kane tentuar te vjedhin agjencine e udhetimeve "Pasha Travel", e ndodhur ne rrugen "Vaso Pasha", ne Tirane
Me 3 nentor 2009, kane vjedhur kasaforten ne ambjentet e firmes se ndertimit "Merkaj", me nje sasi parash prej 10 milion lekesh
Me 23 tetor 2009, dyshohen se kane kryer vjedhjen e ambasades daneze ne Tirane
Me 2 tetor 2009, kane tentuar vjedhjen e kasafortes ne banesen e biznesmenit Dritan Pashaku
Me 28 prill 2009, kane kryer vjedhjen e kasafortes se biznesmenit Ilirjan Cela, ku kane marre nje shume prej 600 milion lekesh
Me 30 mars 2009 vjedhjen e kasafortes se agjencise turistike "ATHS", ku jane marre shuma e parave prej 30 milion lekesh
Vjedhja dhe mbyllja per disa dite e ambasades daneze
Ne 23 tetor te ketij viti, u vodhen zyrat diplomatike te konsullates daneze ne Tirane, ne rrugen "Nikolla Tupe". Disa persona hyne ne ambjentet e Konsullates, duke thyer deren e konsullates dhe kane mundur te grabisin pajisjet e zyres. Sipas te dhenave nga policia, punonjesit e ambasades kishin vene re thyerjen e nje dere dhe kane pare qe mungonte nje lap-top. Nga kjo situate, ata kane kerkuar ndihmen e policise, qe nisi edhe hetimet per zbardhjen e plote te saj. Zyrat e perfaqesise diplomatike te Danimarkes ne Tirane ndodhen ne katin e katert te nje pallati, ne zonen e ish-Bllokut. Perfaqesia e kesaj ambasade, pezulloi per disa dite aktivitetin e saj.
Vidhen 500 mije leke ne agjencine "Adriatika"
Tre dite me pare u vodhen plot 500 mije leke ne agjencine turistike "Adria-Ferris" ne Durres. Punonjesit e agjencise konstatuan demtime ne hyrje dhe ne brendesi te zyrave. Denoncimi eshte bere nga vete pronari i agjencise se biletave te trageteve. Grupi hetimor konstatoi demtime te deres kryesore dhe te dritareve te katit te dyte. Gjate keqyrjes ne vendngjarje jane gjetur gjurme te shumta gishterinjsh. Pronari i agjencise turistike ka deshmuar se nga inventari i kryer, rezulton se nuk eshte vjedhur asnje send apo material dhe dokumentacion, pervec parave ne kasaforte.