PS: Topi te mos firmose "skafet"
Partia Socialiste ka reaguar diten e djeshme per projektligjin e moratoriumit te skafeve, duke e cilesuar si antikushtetuesve dhe njekohesisht i kerkon mazhorances te mos e miratoj si ligj, perndryshe do ta dergojne ne Gjykaten Kushtetuese. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti i Partise Socialiste, Saimir Tahiri, u shpreh se moratoriumi i skafeve, i miratuar edhe per nje periudhe tre vjecare, ndalon ne menyre absolute lundrimin e cdo mjeti detar, perfshire ketu edhe ato mjete qe perdoren nga qytetaret shqiptare, per qellime turistike apo sportive. Percaktim ky, sipas zyrtarit socialist, qe ne Moratoriumin e miratuar ne vitin 2006 nuk ekzistonte. "Vleresojme se ky projektligj shkel ne menyre flagrante Kushtetuten e Shqiperise, duke cenuar vete thelbin e te drejtave dhe lirive te njeriut, ne menyre te pamotivuar perpjesetimisht me gjendjen qe ka diktuar rinovimin e moratoriumit per skafet", vleresoi Tahiri. Ai theksoi se argumenti se gjoja nepermjet ketij ligji parandalohen veprat penale te lidhura me trafikun e paligjshem detar, jo vetem nuk qendron, por edhe sikur te justifikohej ne vitin 2006, tani nuk mund te justifikohet perseri. Per zyrtarin socialist, moratoriumi i skafeve i miratuar ne vitin 2006 dhe qe zgjati 3 vjet, duhej te sherbente si periudhe transitore, deri sa shteti shqiptar te merrte masat, per te garantuar kufirin shteteror dhe te krijonte infrastrukturen per kontrollin e lundrimit detar, me qellim parandalimin e trafikut te paligjshem dhe sigurimin e turisteve vendas dhe te huaj. "Me zgjatjen edhe 3 vjet te tjera, Qeveria shpall deshtimin e saj, duke qene se moratoriumi i kaluar nuk ka sjelle asnje perfitim", nenvizoi deputeti i selise roze. Sipas Tahirit, gjate 3 viteve kur moratoriumi i kaluar ishte ne fuqi, qeveria nuk ka zhvilluar asnje kapacitet infrastrukturor, per te parandaluar trafikun e paligjshem detar, e per shkak te ketij deshtimi, vazhdon te zgjedhe rrugen me te shkurter, ate te ndalimit teresor te trafikut detar, edhe per turizem, duke cenuar ne thelb te drejtat dhe lirite e qytetareve te njohura nga Kushtetuta. Partia Socialiste vlereson se me kete projektligj Qeveria vetekriminalizohet, duke i lene te kuptohet partnereve tane nderkombetare se potenciali kriminal i shqiptareve per trafiqe te paligjshme, eshte ne permasa aq te medha sa per ta luftuar, duhet ndaluar teresisht lundrimi dhe perdorimi i detit. "I kerkojme Presidentit te Republikes te mos dekretoje projektligjin per moratoriumin e skafeve, jo vetem pse eshte nje projektligj absurd dhe unikal qe nuk ekziston askund ne bote, por sepse shkel plotesisht te drejtet dhe lirite e njeriut te njohura nga Kushtetuta", apeloi Tahiri. Ne te kundert, ai tha se "Partia Socialiste do kerkoje menjehere nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues te ketij ligji". Sipas selise roze, moratoriumi i propozuar nga qeveria, asnje qytetar shqiptar nuk lejohet te lundroje ne det qofte edhe per turizem, dhe nuk lejohet te transportoje me makine ne rruge tokesore mjete lundruese, sepse ne te kundert, ose do shkoje ne burg ose do paguaje nje gjobe prej 10 milion lekesh.