Goditet makina e PS-se ne zonen e Kombinatit
Nje tjeter incident elektoral u shenua pasditen e djeshme ne zonen e Kombinatit. Sipas deputetit te Partise Socialiste Saimir Tahiri persona te armatosur me arme zjarri dhe thika kane ndaluar nje automjet reklamativ te Partise Socialiste ne zonen e Kombinatit. Personat te cilet ende nuk jane identifikuar fillimisht kane ndaluar automjetin duke kercenuar drejtuesin dhe me pas kane grisur posterat dhe tabelat reklamuese te Aleances per te Ardhmen. Deputeti socialist Saimir Tahiri deklaron se te njejtet persona jane rikthyer perseri ne vendngjarje por kete radhe duke demtuar automjetin. Sipas Tahirit nje grup simpatizantesh te Partise Socialiste jane perpjekur te ndjekin autoret por kane hequr dore pasi jane vene nen kercenimin e armeve te zjarrit.