Goditet me qese mielli makina e Kryeministrit
Sulmohet makina e kryeministrit, Sali Berisha. Raportohet se dy persona, të cilët ajnë arrestuar menjëherë, kanë qëlluar me qese mielli makinën e kryeministrit, në momentin kur ky i fundit po hynte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me dy personat që kanë qëlluar makinën e Berishës, ndërsa mesohet se arrestimi i tyre është bërë menjëherë nga efektivë të komisariatit Nr.1.
Dyshohet se të dy personat janë të prekur nga akti normativ i lirimit të shtëpive të pronarëve.