Berisha në Durrës, përuron shkollën "Bajram Curri"
Kryeministri Berisha ka inauguruar sot shkollën 9-vjeçare "Bajram Curri", në qyteti e Durrësit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka deklaruar sërish se arsimi mbete prioritet i qeverisë.
Duke u ndalur tek investimet që ka bërë qeveria në fushën e arsimit, Kryeministri Berisha theksoi se, në këtë hark kohor 7 vjeçar janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 70 % të shkollave në gjithë vendin dhe mbi 80 % të tyre në Durrës.
Gjithashtu Kryeministri Berisha është shprehur se qeveria në epiqendër të shkollës ka vendosur mësuesin duke theksuar në harkun kohor të 7 viteve janë dyfishuar rrogat e arsimtarëve.