E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet në Milano kryeministri italian, plagoset rëndë në fytyrë

Kryeministri italian Silvio Berluskoni eshte plagosur ne fytyre, pasi nje protestues e ka goditur ate me nje bojekt te forte gjate nje takimi elektoral. Berluskoni ka qene duke dhene autografe ne nje shesh ne Milano, kur eshte goditur, ka mundesi me nje statujez guri ose allçie.
Kryeministri eshte derguar me urgjence ne spitalin San Rafaele, nderkohe qe ai ka plage te rende ne pjesen e nofulles, dy dhembe te thyer, dhe frakture ne te pakten dy pjese te fytyres.
Njeriu qe e ka qelluar quhet Masimo Tartalja dhe eshte 42 vjec. Sipas policise ai eshte person pa precedente penal. Te vetmin telash me policine ne jeten e tij ka patur nje anullim patente.
Sipas nje zedheneseje te qeverise italiane, Berluskoni eshte mire dhe agresori ka probleme mendore. Sipas tyre, ai kurohej prej disa vitesh.
Hetuesit thone se nga te dhenat e para, behet fjale per nje veprim te izoluar, pra Tartalja nuk eshte pjese e ndonje organizate apo plani te paramenduar per te goditur kryeministrin.
Berluskoni njihet per cinizmin ne retoriken politike, vecanerisht kur behet fjale per rivalet e tij politike. Para pak kohesh policia bllokoi nje faqe ne faqebook, ku behej hapur thirrja: "Ucciddiamo Berlusconi" (Ta vrasim Berluskonin)

Lideri i opozites italiane tha se "e denojne forcerisht aktin pa asnje "por" dhe pa asnje "nëse", kurse aleati i Berluskonit ne qeverisje, Bossi, e quajti veprimin nje akt terrorist.

Nje nga ministret e qeverise Berluskoni, e cila ishte me te gjate incidentit te rende, tha se personi qe sulmoi, u afrua me nje objekt ne dore dhe e qelloi kryeministrin fort ne fytyre.

Berluskoni tentoi te ngrihej mbi turmen ne kaos, duke thene "jam mire, jam mire", por shperthimi gjakut ne fytyre alarmoi rojet qe e futen menjehere ne makine.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›