Malësi e Madhe, fshatrat pa shërbim mjekësor
MALESI E MADHE - Disa qendra shlëndetësore në rrethin e Malësisë së Madhe ndodhet jashtë funksionit për shkak të amortizimit të ndërtesave apo mospajisjes së tyre me bazë materiale. Në fshatrat malorë Linaj, Kçar, Rrashkullaj , Demiraj në komunën Gruemirë, Vermosh e Brojë në komunën e Këlemendit, Lohe e Sipërme në komunën e Shkrelit etj, ndërtesat që kanë shërbyer për qendra shëndetësore ose janë shkatërruar e kanë dalë jashtë funksionit , ose ka mungesë mjetesh dhe pse janë ndërtuar të reja nuk u kan shërbyer banorëve të këtyre zonave.
E tillë është qendra shëndetësore në fshatin Linaj në komunlën e Gruemirës e cila ndodhet jashtë funksionit dhe godina është ndërtuar e re. Qendra shëndetësore në fshatin Lohe e Sipërme është ndërtuar si objekt dy vjet më parë me fonde të vetë komunës, nga të ardhurat që grumbullohen prej taksave, por 370 banorët e këtij fshati nuk kanë pasur mundësi të përfitojnë nga shërbimi shëndetësor i këtij objekti, pasi mungon plotësimi i saj me mjetet e nevojshme. Në disa qendra shëndetësore ka probleme me ndërtesat, diku mungon mjeku ose infermieri apo mjetet e nevojshme, shprehen banorët, ndërsa pushteti vendor e ai qendror tregohen indiferentë. Për çdo shërbim mjekësor të nevojshëm, banorët e këtyre zonave me mjetet e tyre private janë të detyruar të shkojnë në qytetin e Koplikut apo atë të Shkodrës.
Banorët shprehen se kjo situatë është prej vitesh dhe pse kanë nevojë për shërbim shëndetësor ai mbulohet pjesërishrt nga peroneli i mesëm shëndetësor që jetonnë këto zona, ndërsa këto qendra shëndetësore nuk janë në funksion. Madje dhe atë që janë ndërtuar të reja , kanë dalë tashmë jashtë përdorimit pasi janë dëmtuar nga persona të ndryshëm që kanë marrë dyer apo dritare.