Kongresi i PD, nesër votohet për kreun e partisë dhe strukturat

Ditën e hënë në orën 10 paradite, 1260 delegatë dhe delegate demokratë do të votojnë për të zgjedhur kreun e partisë së tyre, që sipas të gjitha gjasave do të rikonrifmohet lideri historik i kësaj partie Sali Berisha. Fillimisht nisjen e punimeve të këtij kongresi pune do ta hapë nënkryetari i partisë Astrit Patozi i cili kryeson gjithashtu edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision përgjegjës për përzgjedhjen e delegatëve. Në fjalën e tij z.Patozi pritet që të shpjegojë edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve. Më pas fjalën do ta marrë sekretari i përgjithshëm i partisë Ritvan Bode i cili është përgjegjës për komisionin e ndryshimeve statutore. Z.Bode do të prezantojë të gjithë kërkesat dhe propozimet që kanë ardhur të cilat do të hidhen në votim. Kjo është përsa i përket fazës së parë, më tej do të nisë një analizë e hollësishme e zgjedhjeve të 28 qershorit, për të cilat pritet që kryeministri Berisha të mbajë në fjalë. Pas kësaj fillon votimi për anëtarët e këshillit kombëtare ku nga 400 kandidatë do të fitojnë këtë status 100 të tillë. Pritet që punimet e kuvendit kombëtar të Partisë Demokratike të zgjasin jo pak por deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme për vetë specifikën në të cilën do të zhvillohen këto punime pasi lista e kandidatëve për këshill kombëtar duket jo pak por plot 400 të tillë.