E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet nga rrufeja, Hollandë avion të dytë drejt Merkel

Duket se takimi Hollandë-Merkel nuk do të jetë vetëm një sfidë mendimesh dhe idesh, por dhe sfidë moti. Vizita e parë e Hollandë, vetëm disa orë pas zyrtarizimit të tij si President i Francës nuk ka nisur mirë.
 

Teksa udhëtonte drejt Berlinit, ku do të takohej me kancelaren Angela Merkel,avioni i Francois Hollande u godit nga rrufeja vetëm pak pas nisjes. Pas këtij incidenti, avioni është kthyer sërish në Paris.
 

Më vonë Presidenti është ngritur me një tjetër avion për në Berlin, ndërsa siç raportojnë mediat franceze, mbërritja e tij është parashikuar për në orën 20:30 me orën lokale.
 

Udhëtimi thekson edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve gjermano-franceze në Evropë në një kohë tejet të trazuar.

Takimi vjen në mes të një vakumi politik në Greqi, me parashikimet se shteti helen mund të dalë nga euro dhe me frikën e rënies së bursave.

Si dy ekonomitë dhe kontribuesit më të mëdhenj të fondit të shpëtimit në eurozonë, Gjermania dhe Franca janë vendimmarrësit kyç mbi strategjinë që supozohet të nxjerrë Europën nga kriza.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›