E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet rrjeti i kontrabandes se karburanteve 7 ne pranga

Policia ka vene ne pranga dy doganiere dhe drejtues mjetesh ne Porto Romano

7 persona ne mes tyre dy doganiere kane rene ne pranga paraditen e djeshme pas nje hetimi disa mujor te sektorit kundra krimit ekonomik ne policine e Durresit. Nderkohe 5 personat e tjere te vene ne pranga kishin detyra te ndryshme ne doganen e Porto Romanos si doganiere dhe perfaqesues firmash dhe kompanish te karburanteve. Blute e Durresit bejne me dije se vec dy doganiereve eshte vene ne pranga dhe nje agjent doganor ne Portin e Durresit si dhe disa punonjes te subjekteve te tregtimit te karburanteve. Ylli Troplini dhe Artur Mustafa jane dy doganieret te cileve u jane vene prangat ndersa Klodjan Sullhani eshte agjent doganor. Nderkaq shtetasit Selman Doci Laurent Beka Afrim Mece Pellumb Metollari jane punonjes te disa prej subjekteve tregtare ne fushen e karburanteve. Te arrestuarit akuzohen per kontrabande mallrash dhe karburanti nderkohe policia ka nisur hetimet per verifikimin nese ka persona te tjere te perfshire ne kete veper penale.

Te arrestuarit

Burimet policore thane se pas finalizimit te operacionit siguria u arrestuan ne flagrance shtetasit Selman Doci 43 vjec banues ne Tirane me detyre pergjegjes turni ne Degen e Doganes te Porto Romanos ne Durres Ylli Troplini 50 vjec banues ne Durres doganier i kontrollit fizik Artur Mustafa 36 vjec banues ne Tirane doganier i kontrollit fizik Klodian Cullhaj 35 vjec banues ne Durres agjent doganor i firmes Ferri ne Porto Romano Lauret Bega 40 vjec banues ne Durres magazinier ne firmen Euro Petrol Porto Romano Afrim Mece 38 vjec banues ne Kruje drejtues i autobotit te firmes Euro Petrol Pellumb Metollari 61 vjec banues ne Fier drejtues i autobotit te firmes Special Gas.

Akuza

Gjate hetimit te kryer nga struktura Kunder Krimit Financiar rezultoi se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin me date 5 nentor te ketij viti gjate oreve te nates kane mundesuar kalimin kontrabande nga Port Romanoja te nje sasie prej 41.500 litrash karburant nga te cilet 36.500 litra karburant eshte transportuar me autobotin me targa SH 8895 D/ SH 9037 D me destinacion Karburant Elda ne Shkoder dhe 15.000 litra karburant transportuar nga autoboti me targa FR 0737 D ne nje karburant ne Fier. Materialet procedurale lidhur me kete rast iu kaluan Prokurorise se Rrethit Durres per vepren penale te kontrabandes me mallra qe paguhet akcize. Prej afro 1 viti ne zonen e Porto Romanos ne Durres funksionon Dogana Detare e cila zhdoganon lende te djegshme si gaz dhe karburante. Aksioni i finalizuar dje nga policia dhe strukturat e Krimit financiar ne Durres duket se synon sipas burimeve policore zbulimin e nje rrjeti te sofistikuar qe mund te kete shtrirje ne disa qytete ku mund te jete bere kontrabanda e karburanteve dhe gazit te lengshem. Hetimet po vazhdojne intensivisht dhe pritet te kete te tjera arrestime ne ditet e ardhshme. Materialet ne ngarkim te personave te arrestuar do ti kalohen per hetime te metejshme Prokurorise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›