Ne Patos me Bujar Alimanin
U takuam tek lokali i Zagollit nje bar i mobiluar bukur aty perballe gjimnazit Zhani Ciko ne Patos. Pasi u prezantuam u ulem ne nje tryeze dhe nisem biseden.
-Ju Bujar jeni nga Patosi - i thashe i sigurt sepse e dija kete fakt me pare.
-Po nga Patosi jam dhe shtepine e prinderve e kam tek ky pallati ne te majte te shkolles - mu pergjigj ai.
-Biles kur me telefonuat ju isha duke dale nga shtepia nisi te fliste rrjedhshem regjisori tashme i njohur nga te gjithe.
-Patosi eshte shtepia ime. Ketu kam familjen shoket dhe kujtimet e femijerise. Ketu prehet edhe im ate kujtimit te te cilit i kam kushtuar edhe Amnistine.
Tashme biseda nisi te vijonte natyrshem por une nuk e kisha perqendruar me atje vemendjen. Degjoja me veshe ndersa me sy lsquozhbiroja dhe studioja kete personazh qe kisha perballe i cili me punen dhe kontributet e tij perfaqeson sot kinemane shqiptare ne gare per cmimin me te rendesishem te ketij zhanri Oskarin e famshem.
2.
Por cili eshte ne te vertete regjisori i Amnistise pare jashte kontureve mediatike. E pyesim perseri dhe ai na tregon se ka lindur ne 27 janar te vitit 1969 ne Patos. Ketu kaloi edhe femijerine ndersa studimet e mesme i kreu ne Fier ne degen e piktures ne Liceun Artistik Jakov Xoxa. Me pas do te diplomohet per regjizure ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane. Ne vitin 1992 emigroi ne Greqi ne Athine ku jeton edhe sot. Eumlshte i martuar me Tefta Bejkon ekonomiste ne profesion dhe kane nje vajze Sabrinen.
Pikerisht ne Athine nisi edhe aktiviteti artistik fillimisht si asistent regjisor ne disa filma greke. Me pas disa role te vogla ne kinematografi dhe si regjisor ne filmat me metrazh te shkurter si Katoi Busulla apo Gazi.
Kur e pyesim se cperfaqeson emri 90 Production ai na thote se kompanise se tij filmike ja vendosi kete emer ne respekt te levizjes studentore te vitit 1990.
-Eumlshte e vetmja kompani filmike shqiptare jashte Tiranes - tregon Alimani. E regjistruar ne QKR Fier qendra e saj eshte ne lagjen 29 marsi ne Patos pikerisht ketu prane gjimnazit Zhani Ciko. Kete emer e perzgjodha si ish-student i dhjetorit vitit qe ndryshoi historine e Shqiperise.
Ndihem vertet krenar per kete fakt dhe per te qene korrekt me te kaluaren dua te theksoj se jam nje nga nismetaret e levizjes demokratike ne Patos. Sa here qe kthehem kam deshire te takoj te afermit fqinjet miqte te shetis rrugeve te tij dhe pse jo te pi nje kafe me bashkeqytetaret e mi.
Per qytetin tim vijon me tej Alimani ndiej edhe detyrime. Pas shfaqjes se pare te filmit tim Amnistia ne Tirane ne kinema Imperal ne 27 maj te ktij viti dua qe premieren e dyte ta shfaq ne Patos. Pikerisht ne pallatin e kultures aty ku vite me pare kane kontribuar me punen e tyre emra te tille si Zhani Ciko e Leka Bungo apo ku kane patur fillesat e jetes artistike regjisore si Kico Londo.
Kur e pyesim per kinemane Alimani na pergjigjet se jam i prirur drejt neorealizmit njelloj si kineastet italiane te pasluftes Felini Roselini apo De Sika.
-Jam per nje kinema sociale - shton me pas ai. Tensionet dhe ekstremet te cfaredo lloj forme jane larg karakterit tim. Me pelqen te jem ashtu sic kam qene gjithmone vetvetja. Ai Bujar i thjeshte modest dhe i drejtperdrejte ne marredhenie me njerezit. Edhe ne Athine ku jetoj e kam permendur pa droje e ngurim se jam shqiptar me origjine nga krahina e Camerise. Jam krenar per te paret e mi te cilet kane qene njerez te thjeshte te sjellshem dhe punetore. Ne respekt te tim eti shkova ne Margellic te Camerise ku shkula nga toka meme nje gur per ta vendosur tek varri i tij ne Dukas ku ndodhen varrezat e Patosit. Edhe precedent i pak koheve me pare qe e skualifikonte Amnistine si filmi qe do te perfaqesonte Shqiperine ne Oskar nuk u suportua nga une. Jo se nuk i takonte por mendoja se ishte bere nje padrejtesi. Duke i besuar ndergjegjes iu drejtova sic e dini autoriteteve perkatese dhe medies. Ketu spikati ajo pjese e karakterit te Bujarit e cila eshte edhe ne natyren e regjisorit Alimani. Reagimi me mjete dhe forma qytetare per te lsquoluftuar per te drejten njelloj si neorealistet. Ky eshte edhe misioni i kinemase dhe pse jo dhe i Bujar Alimanit. Per kete qellim deshiroj qe ne te ardhmen te hap nje kurs kinematografie per te rinjte duke ftuar per te dhene mesim personalitete te artit te shtate. Kete gje deshiroj ta realizoj ketu ne patos ndoshta edhe ne Fier me qellimin pergatitjen e kineasteve te rinj. Ndoshta kjo ide kerkon pak kohe per tu shnderruar ne projekt por nuk eshte e parealizueshme. Kam vene re se ne kemi shume te rinj me talente. Po keshtu nuk mungon edhe deshira e autoriteteve vendore. Keto dite kam marre takime me kryetaret e bashkive Patos dhe Fier znj. Rajmonda Balili dhe z. Baftjar Zeqaj - rrefehet Alimani. Gjate bisedave vura re qe nje gje e tille pershtatej shume me politikat kulturore dhe sociale te ketyre institucioneve.
Nje iniciative te tille e kam realizuar me pare edhe ne Athine. Keshtu me pune dhe mbeshtetjen e autoriteteve do te arrihet qe te nxiten dhe kultivohen talentet qe flene rrugeve te qyteteve tona. Edhe Bujar Alimani gjithcka e ka arritur me pune. Me pune dhe pasion per te arritur deri tek Amnistia filmi qe tashme nuk eshte me i imi i Luli Bitrit Karafil Shenes apo Todi Llupit por i gjithe shqiptareve.
3
Tashme lsquoAmnistia e ka bere xhiron e botes duke marre pjese ne disa festival dhe ne dhjetra premiera. I vleresuar nga jurite dhe kritika filmi shqiptar ka arritur qe Brenda disa muajsh te marre edhe disa cmime si C.I.C.A.E. ne Berlin dhe Cineuropa ne Lece dhe eshte filmi i pare shqiptar i nominuar per Oskarin ne kategorine e filmit te huajhellip.
Ketu biseda u ndal se nje grup gjimnazistesh ju afruan tavolines ku ne duke biseduar zhvillonim dialogun tone.
-Ju lutem kemi deshiren te bejme nje foto me ju - u drejtua nje vajze imcake. Alimani qeshi dhe ne cast u ngrit duke thene
-Patjeter me kenaqesi. Kam dobesi ndaj vajzave mu drejtua mua sepse edhe ime bije Sabrina eshte nje moshe me ju. Hyme ne hollin e shkolles dhe aty perpara nje portreti te madh te prof. Zhani Cikos vajzat me lane ne dore nje aparat. E keshtu duke iu bindur deshires se tyre bera disa shkrepje. Asnjehere nuk me kishte shkuar ndermend se do te behesha nje dite lsquofotografi i Bujar Alimanit. Ndersa vajzat u larguan duke na pershendetur me miresjellje ne u kthyem ngadale tek tryeza jone aty tek lokali i Zagollit per te vijuar biseden e lene pergjysme.