E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet trafiku i qënieve njerëzore, 20 deri 35 mijë dollarë për kalimin në SHBA dhe Kanada

Një tjetër grup kriminal që merrej me trafikimin e qënieve njerëzore është goditur nga Policia e Shtetit.

Bëhet fjalë për një grup të strukturuar që merrej me kondrabandimin e qënieve njerëzore drejt SHBA-ve dhe Kanadasë.

Të pakten 3 persona janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni, ku hetimet kishin nisur më herët nga Prokuroria e Tiranës dhe agjencitë federale amerikane.

Në pranga kanë rënë Cerkez Nikoci, Hazir Maçi dhe Ardjan Pirani. Rolin kryesor në këtë grup e kisht Hazir Maçi, personi që shikoni në këtë foto. Ky i fundit rezulton i dënuar dhe më herët për të njëjtën vepër penale.

Sipas policisë, fillimisht nga Shqipëria dërgoheshin drejt vendeve të BE-së, dhe nga shtetet evropiane dërgoheshin drejt ishujve Karaibe dhe më pas shtete të tjera, ndërsa destinacion final kishin Kanadanë dhe SHBA-në.

Shumat varionin nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të shtetasve shqiptarë drejt Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›