E Diel, 1 Nëntor 2026

“Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë”, Rama: Flamuri i Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në oborrin e BE-së deri në 2030-ën

Mbyllja e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimi i vendit në BE deri në fund të kësaj dekade, janë dy detyrat më të rëndësishme që PS premton të përmbushë gjatë këtij mandati qeverisës.

Shefi i qeverisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, tha se anëtarësimi nuk do të ndodhë sepse kështu është e shkruar nga fati, por në sajë të punës dhe përkushtimit të qeverisë.

Rama: Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe më konkret se këtë herë. Detyra jonë, si përfaqësues të shumicës, nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të katërt për Shqipërinë 2030.

Të mbyllim negociatat për anëtarësim në fund të vitit 2027, të mundësojmë  deri në fund të këtij mandati të ri  ratifikimin në 37 parlamentet anëtare të Këshillit Evropian vendimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe të ngremë  deri në fund të kësaj dekade  flamurin e Ismail Qemalit dhe të Skënderbeut në BE.

Këto nuk janë tri stacione të rastësishme në një rrugëtim të gjatë, këto janë tri maja që duhet të kapen njëra pas tjetrës, në kohë, për të realizuar ngjitjen e nisur të Shqipërisë drejt familjes së saj natyrore.

Kapja e këtyre tri majave, në afatet që kemi vënë, nuk është as e shkruar nga fati dhe as e dhënë nga Zoti si diçka që do të ndodhë vetvetiu, por nga puna dhe përkushtimi./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›