Goditi policin kerkohej prej nje muaji.
Nen prangat e Policise se Tiranes mbas nje muaji kerkim ka rene Zef Biba 49 vjec lindur ne Puke dhe banues ne Shkoze Tirane. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendim te dates 15 tetor 2010 e ka denuar me 6 muaj burgim pasi akuzohet per konsumim te vepres penale te Goditjes per shkak te detyres. Nga efektivet e Komisariatit nr.1 Tirane u krye ndalimi dhe ekzekutimi i vendimit te Gjykates se Tiranes per 49-vjecarin gjate oreve te vona te mbremshme. Biba eshte denuar me 6 muaj heqje lirje pasi dy muaj me pare ai ka goditur nje punonjes policie i cili ishte ne sherbim gjate konfliktit.