E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Se shpejti rinovim te drejtuesve ne 10 gjykata

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu prezantoi dje ne prani te trupes gjyqesore kryetaren e komanduar ne detyre te Gjykates per Krime te Renda Etleva Deda. Zevendeskryetari shoqerohej edhe nga shefi i ri i Misionit EURALIUS Joaqiun Urias si dhe stafi i ketij misioni. Etleva Deda u komandua ne detyre perkohesisht pas doreheqjes se Dritan Hallunit i cili u zgjodh nga Konferenca Gjyqesore si anetar i ri i Keshillit te Larte te Drejtesise. Gjate prezantimit zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu i ftoi gjyqtaret te kandidojne per vendin vakant te kryetarit te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe deklaroi se se shpejti Keshilli i Larte i Drejtesise do te rinovoje drejtimin e 10 gjykatave te rretheve gjyqesore dhe apeleve. Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu theksoi se emerimi dhe promovimi i kryetareve te gjykatave ketej e tutje do te kete nje procedure krejt ndryshe dhe te asistuar nga ekspertiza evropiane. Nder te tjera Kreshnik Spahiu theksoi se promovimi dhe emerimi i kryetareve te gjykatave do te realizohet nepermjet nje standardi thellesisht te ri i cili do te konsistoje ne realizimin e sistemit te vleresimit te punes dyvjecare per cdo gjyqtar qe kandidon per kryetar gjykate dhe kerkon te promovohet detyrimisht kandidati per tu kualifikuar ne kandidim duhet te jete vleresuar ne sistem me rezultatin shume mire zhvillimin e seancave degjimore publike me te gjithe kandidatet per kryetar gjykatash zhvillimin e diskutimeve profesionale dhe ne reference te sistemit te vleresimit brenda Keshillit te Larte te Drejtesise si dhe nxjerrjen e vendimeve te arsyetuara dhe motivuara te Keshillit te Larte te Drejtesise per kandidaturat fituese. Gjithashtu edhe ne zhvillimin e takimeve te vazhdueshme konsultative me ekspertet e huaj dhe trupen gjyqesore per permiresimin e ketij procesi.

Ky proces i permiresimit te standardit te emerimit dhe promovimit do te asistohet edhe nga Misioni EURALIUS. Nje tjeter angazhim i Keshillit te Larte te Drejtesise do te jete vleresimi i punes se kryetareve te gjykatave te shkalleve te para dhe te gjykatave te apelit duke evidentuar permbushjen prej tyre te detyrimeve qe u jane ngarkuar nga ligji apo aktet nenligjore te miratuara ne zbatim te tij

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›