E Diel, 1 Nëntor 2026

I vjedh portofolin vjehrres parate i humb ne lojerat e fatit

Nje i ri eshte arrestuar nga forcat e Policise se Gjirokastres sepse kishte vjedhur nga portofoli i vjehrres mbi 50.000 leke. Policia e ketij qyteti ka sqaruar se i ndaluari eshte 23-vjecari Bujar Gjumsi lindur e banues ne Kavaje i cili banonte me qira ne nje lagje te qytetit te gurte. Ai dyshohet se i ka vjedhur ne nje lokal ne lagjen 18 Shtatori vjehrres me inicialet B.V. portofolin ku gjendeshin 300 euro dhe 8.000 leke. Kapja e tij u be nga policia ne oret e para te mengjesit ne lagjen Dunavat te qytetit Gjirokaster ne nje banese ku ky person qendronte me qira. Specialistet hetimore mbi bazen e informacioneve te grumbulluara ne rruge operative kane arritur ne rezultatin se autori i dyshuar i kesaj vjedhjeje ishte Gjumsi. Nga kontrolli qe iu be 23-vjecarit u sekuestruan ne cilesine e proves materiale vetem shuma prej 5.000 lekesh. Pjesen tjeter nga shuma e vjedhur e lekeve dhe eurove ai e kishte prishur duke luajtur ne kompjutere me lojera fati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›