Goditja e Ferguson De Gea prezantohet te Man. United

I njohur si zbulues talentesh, trajneri i Manchestr United, Alex Ferguson ka goditur sërish në merkato, duke blerë portierin spanjoll David De Gea. 20-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjeksore dhe është zyrtarizuar te gjigandët anglezë, duke u shprehur i lumtur për këtë ngjitje në karrierën e tij.
"Manchester United është një nga skuadrat më të mira të botës dhe mendoj se është një hap i madh në karrierën time. Shpresoj të bëjë më të mirën time dhe të fitoj shumë trofe me këtë skuadër”, ka thënë De Gea, i cili vetëm një javë më parë fitoi titullin kampion në Europë me kombëtarn U-21 të Spanjës. Po ashtu, portiere I ri fitoi Kupën e Botës si portier i dytë me përfaqësuesen spanjolle.
De Gea u transferua të Menchester United pas dy sezonesh si titullar në Atletikon e Madridit, ndërsa te “Djajtë e Kuq” përballet me objektivin e vështirë për të zëvendësuar një nga portierët më të mirë të Botës, Edëin Van der Sar. Portieri ka nënshkruar një kontratë 5-vjecare me klubin anglez, i cili nuk ka bërë publike detajet financiare të këtij transferimi.
Gjithsesi, sipas mediave spanjolle bëhet fjalë për 18 milion pound. David De Gea është blerja e tretë e Manchester United në këtë merkato, pas mbrojtësit Phil Jones dhe msfushorit sulmues Ashley Young.
Nertan Prifti