E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Veliaj u fal për inceneratorin”, Berisha: SPAK nuk e hetoi se aty fshihet edhe Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se SPAK-u duhej të kishte vepruar ndaj tij për dosjen e inceneratorit të Tiranës, që nuk u ndërtua asnjëherë.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha akuzoi SPAK-un se mbylli hetimet, në të cilat, sipas tij, është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

“Unë pyes qytetarët: Pse nuk u arrestua për djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston? Unë e kuptoj që 1 milion euro për fustane, të brendshme dhe të jashtme të Veliajt janë një abuzim shumë i madh, por zhdukja e 130 milionëve është 130 herë më e madhe. Kjo është e vërteta. Ato ishin të gjitha qindarkë për qindarkë paratë e taksapaguesve. Pse nuk ndodhi? Sepse aty është Edi Rama. Aty hetimi u bllokua vetëm për shkak të Edi Ramës.”, tha Berisha

Kryetari i demokratëve reagoi edhe për qëndrimin zyrtar të kryeministrit Rama për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.

“Nuk kishte hallin e Erion Veliajt, kishte hallin e tij. Sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Veliajt dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel. Po, sepse për leje ndërtimi, Edi Rama me favore, i ka tërkuza. Merrni ju atë Ujkën që u tha së fundmi, që i pagoi takimin në Milano, leje kulle ai.”

Arrestimi i ish-kryetarit të bashkisë Veliaj detyroi kreun e opozitës, Berisha, të vlerësojë punën e disa punonjësve në SPAK dhe BKH, por ai nuk ndryshoi qëndrim ndaj Altin Duamnit, edhe pse drejtuesi i SPAK është një prej dy prokurorëve që kërkoi arrestimin e Erion Veliajt.

“E cili ishte reagimi i mercenarit Dumanit? Guxoi dhe kërcënoi. Absolutisht do të ndiqet penalisht për të gjitha këto që ka bërë, iu garantoj unë ju. Mendoi se mund të rrafshojë pluralizmin, i mbështetur nga Soros.”, vazhdoi më tej kreu i PD.

Sipas kryetarit të PD, në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka prokurorë që mbyllin dosje dhe që nuk hetojnë korrupsionin apo krimet zgjedhore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›