Goditja e krimit ne te gjitha nivelet edhe nje vit asistence nga PAMECA III
Artan Koci
Jemi krenare qe ne raportin paraprak te misionit te ODIHR-it kishte vleresime maksimale pozitive per veprimtarine sjelljen dhe aktivitetin e Policise se Shtetit gjate gjithe procesit elektoral ne Shqiperi. Policia e Shtetit ka ditur te kaperceje te gjithe momentet e veshtira te perballjes me provokimet e ndryshme per thyerjen e rendit e cenimit te sigurise me profesionalizem me guxim larg cdo ndikimi politik. Deklarata ka ardhur nje dite me pare nga ministri i Brendshem Bujar Nishani gjate takimit me Bordin e Paleve te Interesuara te misionit policore nderkombetar PAMECA III i cili ka zgjatur edhe per nje vit ne Shqiperi misionin e tij ne ndihme te Policise se Shtetit. Ministri Nishani vleresoi se Projekti PAMECA III realizoi permiresimin e performances se strukturave dhe punonjesve te Policise se Shtetit duke krijuar ne kete menyre nje mjedis te sigurt per qytetaret shqiptare ne perputhje me standardet e vendeve te BE. Krahas ketij vleresimi ne mbledhjen e Bordit te Paleve te Interesuara te PAMECA III ministri Nishani evidentoi faktin se fale ketij projekti dhe te gjithe misioneve te tjera te asistences policore Policia e Shtetit ia doli mbane te permbushe disa detyra e te perballoje disa sfida te rendesishme. Per realizimin e endrres se levizjes se lire Policia e Shtetit ka luajtur nje rol te madh per te fituar besimin e vendeve partnere si ne aspektin e luftes kunder kriminalitetit si ne aspektin e kontrollit dhe menaxhimit te kufijve ashtu dhe ate te ofrimit te dokumenteve te besueshme dhe te sigurt te udhetimit per qytetaret shqiptare - u shpreh ministri Nishani duke theksuar nderkohe rolin ndihmes te PAMECA-s per permbushjen e ketyre detyrave. Duke shprehur falenderimin per kontributin e projektit PAMECA per rritjen e shkalles se profesionalizmit te Policise se Shtetit Ministri Nishani u ndal ne vecanti edhe tek vleresimi i rolit te policise ne zgjedhje ne raportin paraprak te OSBE-ODIHR. Jemi krenare qe ne raportin paraprak te misionit te ODIHR-it kishte vleresime maksimale pozitive per veprimtarine sjelljen dhe aktivitetin e Policise se Shtetit gjate gjithe procesit elektoral ne Shqiperi. Kjo eshte nje sfide tjeter e madhe te cilen Policia e Shtetit jo vetem diti ta menaxhoje por te ofroje nje model dhe nje standard te ri per tere shoqerine shqiptare per te gjithe aktoret dhe faktoret ne Shqiperi - ka thene kreu i Ministrise se Brendshme. Nderkohe garantoi se i gjithe kontributi i dhene nga BE dhe taksapaguesit e vendeve evropiane permes financimit te projekteve te tilla permes financimit te asistences se tyre permes financimit e ofrimit te eksperiences se institucioneve tuaja per institucionet shqiptare per anetaret e Policise se Shtetit ne Shqiperi ka rezultuar nje sukses i vertete. Bordi i Paleve te Interesuara te projektit PAMECA III pasi analizoi te gjithe veprimtarine e zhvilluar deri me tani miratoi ne kete mbledhje planin e punes edhe per nje vit tjeter shtese te ketij projekti tej afatit te parashikuar 2008-2011.
Ministri Nishani
Raporti paraprak i ODIHR-it vleresime maksimale per policine
Duke vleresuar rolin e Policise se Shtetit ne detyrat e saj ministri i Brendshem Bujar Nishani eshte shprehur gjate fjales se tij dje Kam kenaqesine te ndaj sot me ju eksperiencen pozitive te Policise se Shtetit - iu drejtua te pranishmeve ne takim ministri Nishani. - Policia e Shtetit ka ditur te kaperceje te gjithe momentet e veshtira te perballjes me provokimet e ndryshme per thyerjen e rendit e cenimit te sigurise me profesionalizem me guxim larg cdo ndikimi politik. Jemi krenare qe ne raportin paraprak te misionit te ODIHR-it kishte vleresime maksimale pozitive per veprimtarine sjelljen dhe aktivitetin e Policise se Shtetit gjate gjithe procesit elektoral ne Shqiperi. Kjo eshte nje sfide tjeter e madhe te cilen Policia e Shtetit jo vetem diti ta menaxhoje por te ofroje nje model dhe nje standard te ri per tere shoqerine shqiptare per te gjithe aktoret dhe faktoret ne Shqiperi - ka thene mes te tjerash ministri i Brendshem.
Ettore Sequi
Synojme qe policia shqiptare te jete e njejte me ate te BE-se
Duke vleresuar ne fjalen e tij arritjet e policise shqiptare dhe perballimin e sfidave te sigurise duke permbushur hap pas hapi standardet e Bashkimit Europian kreu i Delegacionit te BE ne Tirane Ettore Sequi eshte shprehur se investimi per policine shqiptare ka per synim jo thjesht qe policia shqiptare te beje hapa perpara por qe te jete e njejte me ate te vendeve te BE-se. Duke nenvizuar se deri me tani BE e ka financuar projektin me rreth 7 milione euro ambasadori Sequi u shpreh Me zgjatjen edhe me nje vit te projektit PAMECA III synohet te konsolidohet veprimtaria e Policise se Shtetit ne disa fusha si parandalimi dhe zbulimi i krimit ne te gjitha nivelet rritja e kapaciteteve te hetimit te Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive perafrimin i metejshem i procedurave te Policise Kufitare dhe Migracionit me ato te BE-se dhe praktikat e mira nderkombetare dhe se fundi rritjen e bashkepunimit mes strukturave policore dhe atyre te prokurorise per nje perdorimin racional dhe menaxhimin e informacionit.