E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-shefja kontabel u zhduk me parate e Gjykates se Kavajes kapet ne Itali

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Tete vjet ne kerkim nderkombetar per vjedhjen e nje sasie te konsiderueshme parash ish-shefja e Zyres se Kontabilitetit ne Gjykaten e Kavajes ka rene dje ne prangat e policise italiane ne afersi te Milanos pas nje bashkepunimi me agjentet shqiptare te Interpolit.

Mimoza Lugjaj 47 vjece lindur ne Peshkopi dhe banuese ne Durres pas arratisjes se saj ne tere keto vite duke iu fshehur drejtesise shqiptare nuk ka mundur dot te fshehe identitetin e saj te vertete policise fqinje pas informacioneve te sakta qe kjo e fundit dispononte ne lidhje me vendndodhjen e te kerkuares. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena zyrtare te Policise se Shtetit sipas te cilave Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje me vendimin nr. 20 me 8 shkurt te vitit 2005 e ka denuar 47-vjecaren me 5 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vjedhjes duke shperdoruar detyren dhe Falsifikimit te dokumenteve. Policia tha se si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Romen u be i mundur dy dite me pare arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i te kerkuares Lugjaj. Sipas burimeve te policise me 2 dhjetor te vitit 2002 gruaja shfrytezoi pozicionin e saj si shefe kontabel duke arritur te vjedhe nje shume te konsiderueshme ne para nga Zyra e Ekzekutivit te Gjykates se Kavajes. Lajmi per arrestimin e 47-vjecares eshte pasqyruar dhe nga mediat italiane nje dite me pare sipas te cilave Lugjaj kishte arritur me sukses te humbiste gjurmet duke u fshehur ne keto vite ne Alesandria ne Itali. Sipas te dhenave gruaja ishte ne kerkim nga policia italiane qe prej prillit te kaluar kur agjentet e Krimit te Organizuar dhe te Huaj te Kuestures se Alesandrias nisen aktivitetet hetuese per ta pikasur. U deshen verifikime analizat e vendeve te frekuentuara nga gruaja dhe vezhgime te gjata aq sa u be e mundur gjetja e gruas ne Bollate Milano aty ku po mundohej te fshihej dhe ku u arrestua perpara spostimit tjeter te mundshem. Ishte e veshtire per agjentet ta njihnin nga fotot sinjalizuese te derguara nga Kuestura e Alesandrias bashke me mandat-arrestin nderkombetar. Per kete arsye perpara se te prangosej gruaja u dergua ne kazerme. Sipas te dhenave ne mediat fqinje fale zbulimeve te Policise shkencore kane marre sigurine se behej fjale pikerisht per Mimoza Lugjaj dhe i paraqiten urdhrin e ekzekutimit te denimit ku Lugjaj eshte denuar ne mungese atehere sepse konsiderohej pergjegjese e abuzimit me detyren zyrtare dhe pronesimit ne menyre te paligjshme te nje shume parash prandaj tani duhet te vuaje rreth 5 vjet burg. Pas identifikimit 47-vjecarja shqiptare eshte derguar fillimisht ne Burgun e Vercellit para se te ekstradohej sot drejt Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›