Goditja e madhe e Chelsea, Enzo Fernendez

Tregu i transferimeve sapo ka filluar, por Premier League tashmë po bën goditjet e para dhe çfarë goditjesh. Pas blerjes së Gakpo nga Liverpool, Chelsea në fakt është duke mbyllur marrëveshjen për Enzo Fernandez, mesfushorin e Benfica-s, kampion bote me Argjentinën. Për ta sjellë në Londër ata do t’i paguajnë klubit portugez një shifër edhe më të lartë se 120 milionë të klauzolës.
Lojtari i ri më i mirë në Botërorin e Katarit, i cili ditët e fundit detyroi shitjen duke e festuar Vitin e Ri në shtëpi pa autorizimin e klubit dhe duke i zemëruar tifozët, do të transferohet në Angli për 127 milionë euro sepse blutë do paguajnë me këste të shumta ndërsa për të paguar klauzolën do t’u duhej ta bënin në një transaksion të vetëm.
Në orët në vijim lojtari, 25 paraqitje me 3 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat e deritanishme të këtij sezoni, duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratë me klubin anglez dhe t’u bashkohet bashkëlojtarëve të rinj.