Ancelotti: Sfida e Realit do të jetë, 2023 më mirë se 2022

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitin 2023. Kam iluzionin se do të bëjmë mirë, se do të jetë si në 2022. Është sfida që kemi. Nuk dua të mendoj se ajo që bëmë vitin e kaluar është e papërsëritshme. Mendoj se mund të përsëritet dhe pse jo të përmirësohet. Ky grup ka më pak dyshime se në 2022-shin”.
Kështu është shprehur trajneri i kampionëve të Evropës, Real Madrid, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp para një ndeshjeje në Copa del Rey. “Për ne Kupa e Mbretit është e rëndësishme. Nuk është gjëja më e rëndësishme, se për ne është Champions League, por për shkak të simbolit që veshim në fanella, ne duhet t’u japim dinjitet të gjitha garave dhe të fitojmë gjithçka që mundemi”, shtoi trajneri i Blancos.