Goditja me kokë, 1 milion lekë të vjetra gjobë

Godet me kokë kundërshtarin dhe detyrohet të paguajë 1 miljonë lekë të vjetra në arkën e Federatës Shqitpare të Futbollit. Kjo është masa për portierin e Lushnjës, Mikel Spaho dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së. Spaho përveç kësaj është pezulluar edh pesë ndeshje. Gjobë mori edhe zëvendëstrajneri i Apolonisë, Ardian Balla (500 mijë lekë të vjetra) dhe tre ndeshje pezullim.
Tirane, me 14.01.2009
KOMISIONI I DISIPLINES
VENDIM
1. Lojtaret:
1. Akamba Mengëa I KF Turbina
2. Ismaila Jagne I KF Turbina
3. Leon Achile I KF Turbina
4. Kitio Herve I KF Turbina
kerkesa e ketyre lojtareve do te shqyrtohet ne ballafaqim me drejtuesit e KF Turbina me
date 21.01.2009 ora: 11:00 ne Komisionin e Disiplines.
2. Zv. Trainieri I K.F Apolonia Ardian Balla ne baze te nenit 25/5 te K.D.S pezullohet 3
(tre) ndeshje dhe gjobitet me 50.000 leke per ofendim te zyrtarit te FSHF-se.
3. Zv.Trainieri I K.F Gramozit Altin Hodo per ofendim pezullohet 3 (tre) ndeshje dhe
gjobitet me 50.000 leke ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.
4. Lojtari I K.F Lushnja Mikel Spaho per goditje me koke te kundershtarit denohet 5
(pese) ndeshje nga aktiviteti dhe gjobitet me 100.000 leke ne baze te nenit 26/1,b te K.D.S
E Merkure, 14 Janar 2009