Festival golash, Energi i Skelës fiton 10-1

Festival golash. Energi Kotbus fitoi 10-1 ndeshjen miqësore të zhvilluar në Qipro kundër Omonia Nikosia (me formacionin e dytë), ndërkohë që Ervin Skela shënoi golin e katërt (atë 4-0) për ekipin e tij.
Fantazisti realizoi në mënyrën tradicionale të tij, nga një goditje e lirë nga 18 metra, pikërisht në këndin e pambuluar nga muri dhe portieri i Omonias.
Skuadra gjermane është treguar e papërmbajtshme nga fillimi i takimit dhe deri në fund të tij, kur Jelic shënoi dhe golin e 10-të në minutën e 89-të. Skela dha edhe asistin e golit të gjashtë.
Për skaudrën qipriote golin e nderit e shënoi Andreou (atë 5-1) në minutën e 48-të. Ervin Skela luajti deri në minutën e 75-të, duke u zëvendësuar nga Petersen. Klodian Duro nuk luajti në këtë takim, pasi Energi u përball me skuadrën e dytë të Omonias.
E Merkure, 14 Janar 2009