Goditje me thikë në shkollë franceze: Vritet një nxënës, plagosen 3 të tjerë

Goditje me thikë në shkollë franceze: Vritet një nxënës, plagosen 3 të tjerë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të enjte, më 24 prill, në gjimnazin “Notre-Dame-de-Toutes-Aides” në qytetin Nantes të Francës.
Një nxënës 15-vjeçar, që ndjek vitin e dytë në këtë shkollë, hyri në ambientet e institucionit me një thikë dhe sulmoi katër bashkëmoshatarë të tij.
Sipas burimeve pranë hetimit, i riu u ngjit fillimisht në katin e dytë të godinës dhe goditi një vajzë me thikë.
Më pas, ai zbriti në katet më poshtë dhe hyri në dy klasa të ndryshme, ku plagosi edhe tre nxënës të tjerë.
Fatkeqësisht, një nga viktimat ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga tre të plagosurit e tjerë, një është në gjendje kritike për jetën, një në gjendje të stabilizuar dhe një tjetër ka marrë plagë të lehta, raporton BFMTV.
Mësuesit arritën të mposhtin sulmuesin përpara se të arrinte policia.
Mediat franceze raportojnë se, se sulmuesi i dyshuar për ngjarje ka nisur një email shokëve të klasës ku përshkruan se autori ka ‘pikturuar’ një pamje të zymtë të shoqërisë.
France24 raportoi se studentja e ndjerë ishte femër.
Ministrja franceze e Arsimit Elisabeth Borne shkoi në shkollë me ministrin e Brendshëm Bruno Retailleau për të treguar “solidaritet me viktimat dhe komunitetin e shkollës”.
/rtsh.al/