Goditjet kardiake gjashte raste ne tre vjet ne Spanje

Ndersa lojtari i Salamankes Miguel Garcia pesoi nje goditje kardiake ne fushe te dielen e tani ndodhet ne rikuperim e siper ne repartin e terapise intensive jane shtuar dyshimet per cilesine e kontrolleve mjekesore te sportistet. Bilanci eshte i trishtueshem tre futbolliste te vdekur Puerta Zharke dhe Pitark dy te shpetuar in extremis De la Red e Miguel Garcia dhe nje i ndaluar ne kohe Sergio Sanchez. Edhe Kiko Femenia shpresa e madhe e Herkulesit vuan.
PARA GRUAS DHE VAJZES - Lojtari i Salamankes ne ne minuten e 90-te ne sfiden e se dieles kunder Betisit kategoria e dyte spanjolle u rrezua fushe i ndjekur nga syte e gruas dhe te vajzes 3 vjece. Pati nje goditje kardiake qe zgjati 25 sekonda dhe u shpetua fale nje nderhyrje te mjekut te Betisit dhe pranise ne fushe te debrifilatori. Miguel Garsia 31 vjec dhe me nje karriere te gjate ne kategorite minore te futbollit spanjoll ne vitin 2004 kur ishte te Saragoza B kishte vuajtur nga nje tromboze ne krahun e djathte me probleme te qarkullimit. I kishte superuar te gjitha provat kardiologjike te cilave u ishte nenshtruar.
PUERTA DHE DE LA RED - Ne 28 gusht te vitit 2007 vdiq Antonio Puerta. Tri dite me pare kishte rene ne fushe duke luajtur kunder Getafes. Lojtari i Seviljes gjate karrieres se tij ishte rrezuar shpesh ne fushe kur ishte i ri por Puerta i cili la gruan shtatzene ishte shpetuar disa here. Dy muaj me pas ishte Ruben De la Red qe u rrezua ne fushe duke luajtur me Real Union. Mesfushori i Reali te Madridit u shpetua por qysh atehere nuk ka luajtur me. Sot De la Red eshte ne tratativa me Madridin per te hyre ne stafin teknik te Murinjos.
ZHARKE DHE PITARK - 8 gushti i vitit 2009 eshte data e vdekjes se Dani Zharke kapitenit te Espanjolit i vdekur ne nje dhome hoteli ne Kovercano te Italise teksa fliste ne telefon me te shoqen e tij. Ne janar te vitit 2010 ndodhi bllokimi i Serxhio Sancezit. Ish-lojtari i Spanjollit i mberritur te Sevilja iu nenshtrua nje kontrolli te plote ku u zbulua dhe problemi kardiak. I operuar ne Gjermani u rikthye menjehere ne fushe. Historia e tij eshte emblematike pas rastit te Puertes ishte e qarte se kontrollet mjekesore ishin forcuar. Te Reues e kategorise se trete me 6 shtator vdiq ne shtepine e tij pas tre infarkteve kardiake Zhordi Pitark futbollist 23-vjecar.
PA ZGJIDHJE - Rasti i Miguel Garsise nuk eshte i fundit madje duhet kujtuar edhe Antonio De Nigris lojtari meksikan i vdekur me 16 nentor te vitit 2009. Ne te kaluaren kishte luajtur te Vijareali dhe nuk kishte shfaqur asnje anomali kardiake. Mjeku spanjoll i specializuar ne mjekesine sportive doktor Gonzalez tha se po perseritet nje histori pa zgjidhje. E kam thene ne raste te ndryshme se mjekesia sot nuk ka nje pergjigje te qarte per te shpjeguar vdekjet - tha ai per gazeten spanjolle As. Ne Itali sportistet kontrollohen qysh kur jane femije dhe tre lojtare afrikane Kanu Fadiga dhe Kone nuk u lejuan te luajne dy te paret iu nenshtruan operacionit.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 26 Tetor 2010