E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali nen pushtetin magjik te dyshes portugeze

Dyshja portugeze Hoze Murinjo dhe Kristiano Ronaldo jane protagonistet e medhenj te Realit te Madridit me gjigantin spanjoll qe po i shtyp kundershtaret e tij ne shtepi dhe jashte saj duke qene ne krye te kampionatit spanjoll dhe ne grupin e e tij te Liges se Kampioneve.

I LUMTUR - Reali shkaterroi Santanderin 6-1 ne Santiago Bernabeu te shtunen e kaluar per te rikonfirmuar vendin e pare me Ronaldon qe shenoi per here te pare kater gola ne nje ndeshje te vetme e duke realizuar tete gola ne tri ndeshjet e fundit. Une jam vertet i lumtur pasi nuk kisha shenuar kurre me pare kater gola - tha Ronaldo. Megjithate gjeja me e rendesishme eshte skuadra dhe kurre nuk do te kishte qene e mundur te shenoja pa ndihmen e tyre. Une duhet te pershendes ekipin. Disa nga shoket e ekipit ishin me te mire se une ashtu sic dhe trajneri tha se nuk ka arsye per te qene euforike. Eshte nje rruge e gjate perpara dhe te qenit ne krye eshte e rendesishme.

FAT I MADH - Ronaldo 25 vjec pati probleme ne fillim te sezonit teksa golat nuk po vinin madje u kritikua jo pak nga tifozet e Santiago Bernabeut se ai ishte prapa skuadres. Qysh kur Ronaldo u kritikua Reali ka shenuar 16 gola - me Ronaldon qe ka realizuar tete prej tyre - ne tri ndeshjet e fundit ne Ligen spanjolle dhe ne fitoren 2-0 kunder Milanit ne Ligen e Kampioneve. Formacioni i Hoze Murinjos eshte i pamundur ne te gjitha kompeticionet dhe ka sulmin dhe mbrojtjen me te mire ne Spanje. Hoze Murinjo eshte fantastik. Fale Zoti ai erdhi - tha Ronaldo. Eshte gjithmone dicka e madhe te punosh perkrah dikujt me eksperiencen e tij dhe qe ka fituar shume tituj gjate gjithe karrieres. Une gjithmone kam thene se do te isha i lumtur te stervitesha prej tij dhe shoket e mi jane te lumtur
gjithashtu.

IMPAKT I MADH - Murinjo ka pasur nje impakt te madh te Madridi qysh kur ai erdhi nga Interi i Milanos gjate veres dhe fansat kenduan emrin e tij pas shkaterrimit te Resingut. Ne jemi nje ekip qe me kalimin e kohes mund te behet nje ekip i madh dhe te fitoje tituj - tha Murinjo. Ne jemi ende larg per te qene ne ekip perfekt dhe per momentin nuk kemi fituar asgje dhe per me teper qe jemi ende larg te fituarit dicka. Ne kemi vetem nje kohe te shkurter qe jemi se bashku por ky projekt eshte i vlefshem per kater vjet. Gjithcka eshte duke shkuar mire per Realin por trajneri Murinjo nuk deshiron qe trupa e tij te heqe kemben nga pedali. Ekipi eshte ne nje moment te madh dhe ne duhet te vazhdojme keshtu nuk kemi kohe per ta shijuar ate - tha ish-trajneri i Celsit. Kur njerezit jane te lumtur ata e harrojne lodhjen dhe problemet dhe vazhdojne te jene me nje atmosfere pozitive. Detyra e radhes e Realit te Madridit eshte ndeshja ne 1/16 ne Kupen e Mbretit kunder Mursias diten e marte. Reali nuk e ka fituar Kupen e Mbretit qysh nga viti 1993 por Murinjo parashikon te lere pushim disa nga yjet kyce te skuadres.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 26 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›