Marko Bello: Rama ngushtoi demokracinë në parti
AMarko Bello kërkon nga Edi Rama që të mos rikandidojë pre kreun e PS, bazuar në nenet e statutit të PS-së. “Gradualisht, zoti Rama na ka përfaqësuar të gjithëve duke ngushtuar hapësirat demokratike të partisë"
TIRANE-Deputeti socialist i Beratit, Marko Bello ka akuzuar dje Edi Ramën, se ka ngushtuar hapësirat demokratike brenda partisë. Ai kërkon nga Rama që të mos rikandidojë, bazuar në nenet e statutit të PS-së. Duke sqaruar edhe dhjetë pikat e platformës për ndryshime statutore të grupit të mbështetësve të Ben Blushit, Bello tha se këto ndryshime synojnë zgjerimin e hapësirave demokratike. “Gradualisht, zoti Rama na ka përfaqësuar të gjithëve duke ngushtuar hapësirat demokratike të partisë. Kemi heshtur të gjithë për shkak se kemi qenë shumë pranë zgjedhjeve të përgjithshme. Por do të ishte fatale për një parti, në qoftë se do të kishte probleme të brendshme”, - u shpreh Bello për Neës 24. Këto ndryshime statutore që priten të propozohen në Kongresin e 29 gushtit, synojnë edhe heqjen e disa kompetencave të kryetarit të partisë. Bello sqaroi dje se, përveçse më shumë kompetencave për forumet e larta, të cilat janë lënë nën hije deri më sot, në Partinë Socialiste duhet të ndryshojë edhe konceptimi për të drejtën morale për rikandidim. “Në rastin konkret të humbjes së zgjedhjeve parlamentare, dorëheqja është një penalizim, që nuk lë mundësi për rikandidim. Unë nuk jam me parimin kundër rikandidimit, përfshirë dhe të kryetarit aktual, por statuti kështu e ka. Ashtu si Kushtetuta për një vend, edhe statuti për një parti është pikërisht për të penalizuar, për të mos iu dhënë hapësirë liderëve të papërgjegjshëm që duan me çdo kusht të mos largohen”, - theksoi dje Bello.
(d.b/BalkanWeb)