E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Greqia po ndërhyn në punët e brendshme

Politikani i njohur Sabri Godo ka deklaruar se qeveria po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

Në fjalën e tij në takimin e shoqatës “Fan Noli” kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, Godo u shpreh se deklaratat e Athinës tregojnë se ajo po ndërhyn në punët e brendshme të një vendi tjetër.
 

Duke iu referuar deklaratat e konsullit grek në Korçë, politikani Godo i cilësoi ato si jo personale por ato përkrahen në mënyrë inderekte nga qeveria greke.
 

“Grekët shikojnë se këtu ka një terren të përshtatshme për të bërë regjistrimin. Terreni është përgatitur prej 20 vitesh”, tha Godo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›