E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Më 2017-ën, Shqipëria vend i zhvilluar

Shqipëria më 2017-ën vend i zhvilluar. Ky ka qenë mesazhi qendror që ka përcjellë dje Berisha gjatë inaugurimit të sallës së re "Silvano Pedrollo" në korpusin qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës. Kryeministri ritheksoi me këtë rast se arsimimi është dhe mbetet përparësia më madhore e qeverisë, njëherësh edhe fusha më e vështirë e më e rëndësishme. “E kemi nisur si një nga 2-3 kombet më të varfra në botë, me rreth 204 dollarë për frymë në vitin 1992, por sot renditemi ndër kombet me të ardhura të mesme të larta. Duhet të bëjmë çdo gjë, të kapërcejmë ylberin, për t’u bërë një vend me të ardhura të larta dhe këtë do ta bëjmë së bashku. Leva e Arkimedit për ta realizuar këtë është arsimimi”, u shpreh ai. Sipas Berishës, Shqipëria nuk është ende një vend i pasur, por është një vend me hap të shpejtë zhvillimi. “Ambicia jonë është: viti 2017, Shqipëria vend i zhvilluar. Këto 20 vite ne kemi ecur me vështirësi, por më shpejt se çdo komb tjetër në rrugën e lirisë. E kemi nisur si një nga 2-3 kombet më të varfra në botë, me rreth 204 dollarë për frymë në vitin 1992, por sot renditemi ndër kombet me të ardhura të mesme të larta. Duhet të bëjmë çdo gjë, të kapërcejmë ylberin, për t’u bërë një vend me të ardhura të larta dhe këtë do ta bëjmë së bashku. Leva e Arkimedit për ta realizuar këtë është arsimimi. Kjo është një rendje drejt së ardhjes dhe absolutisht, nuk ka asnjë mekanizëm tjetër më të fuqishëm, sesa arsimimi dhe shkollimi. Cilësia pas arsimit”.

Arsimi

Berisha dje shprehu vlerësim për rektorin dhe trupën akademike të Universitetit Politeknik dhe përpjekjen e tyre për të transformuar arsimin e lartë në Shqipëri dhe Universitetin e Tiranës. “Gjatë këtyre viteve, së bashku me botën akademike, ne ia kemi dalë të shënojmë arritje historike në rrafshin e sasisë. Për kombin dhe vendin tim, ky vit shënon një moment shumë të veçantë e të rëndësishëm në histori, sepse 70 për qind e atyre që mbaruan shkollën e mesme janë ulur në bankat e universiteteve. Ndërkohë, janë bërë përpjekje të mëdha nga bota akademike për t’u përshtatur me kushtet e tregut, janë hapur degë të reja, janë ndryshuar curricula, janë ndërtuar laboratorë të rinj, por unë jam absolutisht i vetëdijshëm se mbështetja duhet të jetë shumë më e madhe, e do të jetë. Ashtu siç rendëm me vendosmëri të madhe drejt këtyre treguesve, tani së bashku do të rendim drejt cilësisë dhe unë kam shumë besim se, çdo vit, ne do t’ia dalim të konsolidojmë cilësinë në universitetet tona. Ora globale është ora me të cilën ne duhet të ecim me çdo kusht.” - tha Kryeministri. Rikonstruksioni i sallës së re të Universitetit Politeknik j u realizua me kontributin personal të zotit Silvano Pedrollo, i njohur për mbështetjen dhe kontributet e tij të vazhdueshme në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›