Godo: Nje atentat ndaj territorit te Shqiperise
Presidenti i Nderit te Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo, i kerkoi dje zyrtarisht Kryeministrit Sali Berisha te shkarkoje kryetarin e Bashkise Himare, Vasil Bollano. Ne nje reagim pas protestave e kerkeses per autonomi te banoreve te Himares, Godo u shpreh se Bollano duhet te shkarkohet ne menyre te menjehershme. "Bollano duhet te shkarkohet, pasi per te disaten here po shkel ligjet. Sipas tij, persona te tille jo vetem po shkelin per te disaten here ligjet, por edhe cenojne territorin e Shqiperise. "Eshte ne seriozitetin e shtetit tone te thote se nuk e lejon askend te beje atentat te cdo lloji ndaj territorit te Republikes se Shqiperise", theksoi Godo. Republikani permendi se situata te tilla jane te shpeshta ne Himare dhe nderkohe qe perseriten. "Atje, here pas here, shkon ndonje deputet apo ndonje zevendesminister grek, te cilet flasin dhe mbledhin njerez, si te ishte shtepia e tyre dhe ne nje menyre te drejtperdrejte apo te terthorte bejne nje nxitje te ketyre ekstremisteve", tha Godo, duke folur keshtu per viziten e fundit qe zv.ministri i Jashtem grek, Theodhoros Kasimis, zhvilloi ne Himare. Sepse pikerisht gjate prezences se tij, por edhe te kryebashkiakut Bollano u kerkua nga banoret qe te helenizohen dhe Himara te fitoje autonomine. "Eshte koha qe Ministria e Jashtme dhe qeveria shqiptare te beje perpara per te ndaluar nje precedent te tille, pasi tashme eshte mbushur kupa", theksoi Godo. Ne keto kushte, ai i kujtoi edhe njehere Kryeministrit se eshte e domosdoshme qe te pushoje kryetarin e bashkise qe shkel ligjet e shtetit qe duhet t'i sherbeje. Deri me sot, nuk eshte bere asnje reagim nga Ministria e Jashtme ne lidhje me protestat e deklaratat e banoreve te Himares.