E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj, prokuroret serb le te me hetojne

Ish-kryeministri i Kosoves, i cili kohe me pare eshte liruar i pafajshem nga Tribunali i Hages, Ramush Haradinaj, ne nje interviste te dhene per nje televizion serb, ka hedhur poshte akuzat e opinionit ne Serbi dhe i ka bere thirrje Prokurorise per Krime te Luftes te Serbise qe t'i hetoje pretendimet me te cilat e ngarkojne. "Nuk jam fajtor per ate qe ka shkruar ne aktakuze kunder meje, e as per ate per cka po me akuzon opinioni ne Serbi", ka deklaruar Haradinaj per televizionin serb. Gjate komandimit te tij ne Zonen Operative te Dukagjinit jane vrare gjashte civil serbe ne vende te ndryshme, eshte shprehur Haradinaj. "Per kete me ka ngarkuar aktakuza dhe nuk ekziston asgje tjeter qe ka ndodhur jashte aktakuzes. Nese mendojne se ka dicka tjeter, le ta dergojne Prokurorin per Krime te Luftes nga Beogradi", ka vijuar ish-kryeministri kosovar. Sipas tij, nuk eshte e vertete se ne librin e tij ka shkruar se cdo dite kane vrare serb, apo police serbe, duke theksuar se, kjo nuk eshte e sakte, sikur qe nuk eshte e sakte se jane vrare nente deshmitare qe eshte dashur te deshmojne kunder meje. Me tej, ai deklaroi se vetem nje e ka humbur jeten ne aksidentin e trafikut, ne Mal te Zi, duke permendur edhe faktin se ne procesin kunder tij kane deshmuar njeqind njerez. Nje shifer e konsiderueshme ka qene edhe mbrojtja, e cila i eshte bere ish-kryeministrit kosovar per akuzat nga Gjykata e Hages, pasi akuzohej per krime lufte. Haradinaj ka deklaruar gjate intervistes i pyetur interesimit te gazetarit ne lidhje me kete ceshtje, se mbrojtja e tij ne Hage ka kushtuar 9 milione euro. Po keshtu, ai ka nenvizuar se ka besuar ne aktgjykimin lirues, por edhe nuk ka ditur se ne kancelarine e avokateve qe e mbrojne punon edhe bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik, Toni Bler, Ceri. Sipas tij, shumekush, jo vetem ne Serbi, por edhe ne Kosove, "nuk jane entuziazmuar sa duhet" qe eshte kthyer, por kryetari i AAK kete ia pershkruan politikes. "Propozimi im eshte qe Qeveria e Kosoves te ndaje per serbet ne Kosove dyfish me shume mjete sesa qe kete e bene Qeveria e Serbise, dhe te gjitha gjerat kontestuese te zgjidhen me dialog", ka thene Haradinaj ne intervisten e pare per nje media serbe, pas lirimit te tij i pafajshem nga ana e Tribunalit te Hages. Lirimi i ish-kryeministrit kosovar te akuzuar nga gjykata e Hages per krime lufte ka ngjallur shume reagime, kjo pasi jo te gjithe e priten mire lirimin e tij, sic e deklaron vete ai. Qeveritaret serbe kane akuzuar shpeshhere Hagen se po perdor standarde te dyfishta ndaj gjykimit te akuzuarve per krime lufte dhe e kane cilesuar kete vendim si te padrejte.

Tribunali i Hages ka shpallur pafajesine me 4 prill te ketij viti mbi akuzat per ish-kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj dhe ka urdheruar lirimin e tij te menjehershem pas perfundimi te formaliteteve te nevojshme. Trupi gjykues i Tribunalit te Hages ne mungese te fakteve liroi Haradinaj, ndersa pas lirimit ai u kthy menjehere ne Kosove. Nga akuzat eshte liruar edhe i akuzuari tjeter Idriz Balaj, ndersa fajtor eshte shpallur Lahi Brahimaj, i cili u denua me 6 vjet burg. Sipas Prokurorise, e cila kishte kerkuar 25 vjet burg per Haradinajn, ai ngarkohej per vepra te krimeve te luftes gjate luftes se 1999 ne. Ramush Haradinaj ka sherbyer si komandant rajonal i Ushtrise Clirimtare te Kosoves gjate luftes se vitit 1998-1999. Avokatet mbrojtes te ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj kane deklaruar se ata jane te pafajshem ndaj ketyre akuzave. Procesi ndaj tyre ka filluar me 5 mars te vitit 2007 dhe ka perfundoi me 23 janar te vitit 2008.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›