E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, asnje reagim per Himaren

Deputetet e mazhorances, por dhe politika e jashtme ne vend eshte tkurrur ne dhenien e vleresimeve apo zgjidhjeve per protestat e banoreve ne Himare. Deputetet e djathte, u distancuan dje nga mbajtja e nje qendrimi per t'ia lene diskutimeve te gjera ne komisione parlamentare, por edhe politike. Po keshtu, edhe zv/ministrja e Jashtme, Edit Harxhi, shmangu dhenien e nje komenti mbi ngjarjet e diteve te fundit ne Himare. E kontaktuar nga gazeta, Harxhi u shpreh se ndodhej jashte shtetit per te dhene nje vleresim te sakte mbi situata te tilla, si protestat ne Himare. As nga Keshilli i Ministrave, asnje reagim. Nderkohe qe, deri me sot qe pas protestave te banoreve te Himares dhe kerkeses per autonomi e helenizim, Ministria e Jashtme nuk eshte shprehur mbi situaten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›