Godo: Nuk ka kushte për zgjedhje të reja

Sipas tij, opozita ka vendosur kushte të forta dhe në këtë kontekst është e vështirë zgjidhja e problemeve.
“Në situatën ku jemi, shqiptarët ndihen ngushtë, edhe për faktin se nuk shohin ndonjë zgjidhje të afërt. Themi, a do të takohen Berisha me Ramën për ta zgjidhur këtë situatë? Kemi një opozitë që vë kushte si: ne bisedojmë vetëm pa Berishën dhe ne bëjmë zgjedhje vetëm pa Berishën. Si mund të shkosh në bisedime me këto kushte? Berisha është i zgjedhur nga populli. Nisur nga pozicione të tilla të pakuptimta, vjen një pesimizëm që bën të pamundur zgjidhjen e situatës. Një gjuhë e tillë nuk të çon në asnjë vend”, ka deklaruar Godo për emisionin “Shqip”.
Ai shprehet kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës. Më tej, duke komentuar qëndrimet e opozitës, ai është shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, për shkak se mungon klima për realizimin e tyre. “Do të ishte shumë e dëmshme për opozitën po të mos merrte pjesë në zgjedhje. Unë nuk e kuptoj këtë lloj politike të opozitës, që bojkoton Parlamentin dhe pastaj thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër unë them se vendi nuk është gati të hyjë në zgjedhje të parakohshme. E para sepse na mungon infrastruktura, nuk kemi ligjin zgjedhor që duhet ta korrigjojmë, nuk kemi Kodin Zgjedhor që do na tregojë se si do votojmë dhe nuk është klima e duhur për të mbajtur zgjedhje. Vetë lajmi që do shkojmë në zgjedhje do na sillte në një paralizë 6 mujore”, ka shtuar Godo.
Më tej, ish-kreu i Partisë Republikane, ka deklaruar se shteti shqiptar pas 20 vitesh nuk është ende në gjendje që të zgjidhë problemet e saj. “Në 20 vjet na është dashur t’u bëjmë apel të huajve, na ndihmoni se nuk dalim dot vet. Kjo tregon një cedim të institucioneve, por ja që nuk bëkemi dot ndryshe. Kjo do të thotë se nuk jemi të zotë. Dhe unë shoh tek ky konflikt i krijuar mes palëve një ndërmjetësim energjik të të huajve”, ka deklaruar ai. “Unë e shikoja që punët nuk po ecnin në rrugën e mbarë dhe shkova përtej dhe thash se këtu duhet një ndërhyrje më e fortë e SHBA. Kjo, pasi BE ishte ezauruar. Pati një tentativë, u bë tryeza tek presidenti, por gjërat mbetën njëlloj dhe madje u përkeqësuan, duke parë ngjarjet e fundit”, shton.
Zgjidhjen e problemeve aktuale, politikani i njohur e shesh tek faktori ndërkombëtar. “Tani presim që të vijnë nga jashtë të na nxjerrin nga kjo gjendje. Një deklaratë e ambasadorit amerikan, që bëhet në emër të DASH ose që ekspozon politikën amerikane ndaj vendit tonë, duhet të dëgjohet me vëmendje nga cdo shqiptar. Dhe unë mendoj se shqiptarët e morën mesazhin, që duhet t’i zgjidhni punët vetë dhe se vetëm bisedimet mund të cojnë diku”, ka saktësuar Godo.
2011-02-08 08:10