E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipti rrit pagat, protestuesit nuk largohen nga rruga

Bankat janë rihapur, por shkëmbimet në bursë nuk do të fillojnë deri me 13 shkurt, ndërkohë që paundi egjiptian ka rënë në nivelet më të ulëta të gjashtë viteve të fundit.

Qeveria ka vendosur në vendosur të marrë borxh me afat të shkurtër 2.2 miliardë dollarë për ti injektuar në ekonominë e shkatërruar.

Mijëra protestues vijojnë të qëndrojnë në Sheshin Tahrir për të 15-n ditë radhazi. Ata vijojnë të ngulin këmbë se nuk largohen nga sheshi para se të largohet Presidenti Mubarak nga posti i kreut të vendit.

Nga ana tjetër, administrata e Presidentit Obama vazhdon të shikojë nëse qeveria egjiptiane është serioze lidhur me ndryshimin. Deri më tani ata nuk janë të bindur, loja e tyre nuk ka ndryshuar.

Politikëbërësit amerikanë dëshirojnë që masa të mëdha të qeverisë egjiptiane të jenë pro-Perëndimorë, me demokraci legjitime dhe stabile. Ata besojnë se kjo do të ndodhë. Paqja në rrugë është esenciale dhe negociatat serioze për zgjedhjet e ardhshme janë jetike.

Ndërkohë ata ende nuk kanë ndryshuar mednim lidhur me Mubarakun, ende do të donin që ai të largohej para shtatorit. Por, ata e pranojnë se kjo edhe mund të mos ndodhë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-08 08:43
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›