Komp. celulare refuzojnë komisionin, s’japin tabulatet

Pas dështimit për marrjen në pyetje të Presidentit të vendit, kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe refuzimit të pyetjeve nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, kësaj here janë kompanitë celulare që kanë refuzuar të japin tabulatet telefonike të bisedave të krerëve të institucioneve.
Komisioni ka marrë përgjigje negative nga kompanitë për tabulatet e rreth 35 personaliteteve të kërkuara nga ky komision.
Gazeta “Panorama”, citon burime pranë komisionit hetimor, sipas të cilave, njëra prej kompanive ka kthyer përgjigje negative, ku bëhet me dije pamundësia e vendosjes në dispozicion të tabulateve të krerëve të shtetit. Në të njëjtën kohë, kompanitë e tjera celulare nuk kanë dërguar ende një përgjigje zyrtare, por kur kanë kaluar më se 10 ditë nga kërkesa e komisionit, marrja e tabulateve konsiderohet si mision i pamundur. Në letrën e ardhur në komision, bëhet e ditur se është e pamundur ligjërisht që kjo kërkesë të respektohet duke iu referuar një baze ligjore që prek disa ligje, si ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, ligji për komunikimet elektronike.
Burimet bëjnë me dije se kërkesa e komisionit përmbante një afat prej 5 ditësh për marrjen e tabulateve, por kompanitë celulare duket se e kanë konsideruar si shkelje të privatësisë dhe ligjit vendosjen e tyre në dispozicion të deputetëve.
Në këtë mënyrë të heshtur, komisioni do të vijojë hetimin parlamentar pa tabulatet telefonike. Faqet zyrtare në internet të kompanive celulare i kushtojnë një rëndësi edhe çështjes së privatësisë. Në njërën prej tyre thuhet se përhapja e këtyre të dhënave mund të jepet nga kompania vetëm nëse palët e treta do të jenë dakord. Komisioni mund të marrë tabulatet vetëm nëse pranon vetë subjektin, në rastin konkret 35 personaliteter duke filluar nga Presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit, kreu i opozitës, kryeprokurorja, drejtori i SHISH-it, etj.
“Kompania nuk u transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Nëse ju i keni dhënë pëlqimin tuaj një pale të tretë, me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga kompania, atëherë kompania nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave”, thuhet në shpjegimin ligjor të njërës prej kompanive celulare.
Më tej thuhet se kompania është e detyruar “që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhrit të gjykatës kompetente, t’u përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, për shembull në rast të një hetimi penal”.
“Po ashtu, kompania është e detyruar që të bashkëpunojë në rastin e përgjimit të telefonatave dhe të përdorimit të internetit dhe t’i vendosë këto të dhëna në dispozicion të autoriteteve kompetente vetëm në zbatim të Ligjit nr 9157, datë 04.12.2003 për ‘Përgjimin e Telekomunikimeve’ dhe ndryshimeve përkatëse”, thuhet më tej.
2011-02-08 09:51