E Diel, 1 Nëntor 2026

Gogu takim me Tarran, diskutohet problematika e përdorimit të tepruar të paraburgimit

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një takim me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Michel Tarran.

Në takim u rikonfirmua partneriteti i fortë i Prezencës së OSBE-së në çuarjen përpara të reformave në drejtësi dhe në sektorin e sigurisë, teksa në qendër të diskutimit ishin Reforma në drejtësi dhe përparësitë e Ministrisë së Drejtësisë, thuhet në një njoftim të Prezencës së OSBE-së.

Ambasadori Tarran theksoi rëndësinë e vijimit të reformës gjithëpërfshirëse të nisur në vitin 2016, duke nënvizuar mbështetjen aktive të Prezencës së OSBE-së në këto përpjekje.

Fushat kryesore përfshijnë, Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030, mbrojtjen e viktimave të krimit, rritjen e kapaciteteve të SPAK-ut dhe të Gjykatave të Posaçme, si dhe mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Ndihmën Juridike Falas.

Paraburgimi ishte një tjetër temë kyçe e diskutimit.

Ambasadori Tarran vuri në dukje problematikën e përdorimit të tepruar të paraburgimit në Shqipëri dhe rikonfirmoi angazhimin e Prezencës për ta trajtuar këtë çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse, në bashkërendim të ngushtë me partnerët dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë që punojnë në këtë fushë.

Prezenca e OSBE së bashku bën të ditur se, me autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, synon të ndërtojë një sistem drejtësie më transparent, më të përgjegjshëm dhe më efektiv në Shqipëri.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›