Gokan Inler, objektivi i radhës për Interin
26-vjeçari duket alternativa më e përshtatshme për të zëvendësuar Patrik Vieiranë në qendër të mesfushës. Francezi duket gjithnjë e më larg zikaltërve dhe me shumë mundësi do të shkojë tek Mançester Siti, ku Roberto Mançini e pret me padurim.Në rast se operacioni Inler nuk përfundon me sukses, atëherë një alternativë tjetër është Kandreva, që luan për Livornon, por është në pronësi të Udinezes. Ndërkohë, disi më e vështirë duket që Kolarov të vishet zikaltër që në janar, pasi Interi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Santon, i cili kërkohet nga Lacio si pjesë në bisedimet për të sjellë mbrojtësin serb në “San Siro”.