E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha niset për në zonat e përmbytura në Shkodër

Berisha është nisur sot paradite për të inspektuar gjendjen në digën e Shkopetit dhe më pas do të vijojë vizitën në argjinaturën e Matit, ishullin e Shëngjinit dhe zonat e përmbytura në Shkodër.Të dielën qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në disa zona në veri të vendit, për shkak të reshjeve intensive të shiut, të cilat detyruan dhe hapjen e tuneleve të shkarkimit të hidrocentraleve. Po atë ditë Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në qarqet e Lezhës dhe të Shkodrës, ku gjatë takimeve me shtabet e emergjencës kërkoi angazhimin total të drejtuesve të pushtetit vendor, forcave të ushtrisë dhe policisë për  të ndihmuar banorët e dëmtuar si dhe për minimizimin e dëmeve.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›