Gola dhe spektakël, Shqipëria e Kuzhes premton të ardhme
Shqipëria e së ardhmes. Kombëtarja ka fituar 6:1 në miqësoren me Qipron në "Qemal Stafa", duke regjistruar triumfin më të thellë në histori. Shumë gola përballë një kundërshtari cilësor, i cili gëzon pozita më të mira se përfaqësuesja jonë, por mbi të gjitha spektakël dhe lojë sulmuese e përshtatur me shumë kujdes sipas karakteristikave të skuadrës. Ashtu si kishte premtuar, trajneri Kuzhe ka hedhur në fushë një formacion mjaft ofensiv ku Salihi e Bogdani janë mbështetur nga Skela, Agolli e Duro. Në portë Ujkanit i është besuar edhe një herë fanella e titullarit, ashtu si në miqësoren me Gjeorgjinë, ndërsa në mbrojtje Dallku përkrah Canën, në qendër ishte eksperimenti më i fundit i drejtuesit të stolit. Shqipëria e nis lojën menjëherë në sulm: Bogdani tenton nga distanca, por gjuajtja e tij devijohet nga një mbrojtës. Në minutat në vazhdim, miqtë regjistrojnë tri momente të rrezikshme me Aloneftis, Stasias e Okas që gjejnë ndërhyrjet vendimtare të Ujkanit. Në të 26-tën vjen edhe episodi që sjell avantazhin e Shqipërisë: Bogdani rikuperon një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe pason me elegancë te Salihi, që në kufi të zonës pengohet nga një mbrojtës kundërshtar dhe gjyqtari turk, Bylunt Yldirim, drejton dorën nga pika e bardhë. Një penallti, e cila gjithsesi ishte e diskutueshme, pasi kontakti ka ndodhur mbi vijën e zonës. Ekzekutimin e merr përsipër Ervin Skela, i cili përshëndet rrjetën. Manovrat sulmuese të skuadrës sonë janë të rrezikshme dhe në harkun e disa sekondave Bulku, Salihi, Agolli e Skela tentojnë të dyfishojnë shifrat. Por, në të 37-n rishfaqen problemet në mbrojtje, ku depërtimi i Avramos nga e majta gjen të papërgatitur repartin difensiv: topi kalon të gjithë pasqyrën e portës dhe shkon te këmbët e Karalambides, i cili barazon. Reagimi i kuqezinjve është i shpejtë: vetëm pesë më pas Salihi sheh t‘i mohohet një gol i sigurt nga mbrojtja kundërshtare, ndërsa në të 43-tën sulmuesi shkodran fiton një tjetër penallti, që shndërrohet në gol nga Skela. Rrjeta numër 12 për fantazistin vlonjat me fanellën kuqezi, që tani ndodhet dy gola larg golashënuesit më të mirë, Alban Bushi. Edhe në fraksionin e dytë Shqipëria është dukshëm më superiore se përfaqësuesja nga ishulli i Afërditës: në të 65-tën Bogdani realizon golin e tretë të ndeshjes. Sulmuesi i Kievos ka shtyrë drejt rrjetës një top të kthyer nga shtylla, pas roveshatës së Hamdi Salihit. Tri minuta më pas, të besuarit e Kuzhe fitojnë një tjetër penallti, që në mungesë të Skelës (i zëvendësuar) ekzekutohet nga Duro: tentativa e parë grushtohet nga portieri Avgusti, por topi kthehet te elbasanasi, që me kokë e shtyn në rrjetë dhe kalon shifrat në 4-1. Në të 71-tën është radha e Agollit për të shënuar, me një të majtë të jashtëzakonshme nga distanca, që gjen të papërgatitur "gardianin" mik. 120 sekonda më pas feston edhe Emiljano Vila: vetëm nëntë minuta pas aktivizimit, talenti durrsak devijon në rrjetë një harkim të Dallkut nga e djathta. Goli i dytë në tri ndeshje me fanellën kuqezi, duke llogaritur edhe miqësoren jozyrtare me Milanin. Në këtë ndeshje, Kuzhe i ka dhënë një shans për aktivizim të gjithë të rinjve, ndërsa Jetmir Sefa ka debutuar në Kombëtare.
Josip Kuzhe
"Kualifikimi? Shqipëria do
të luftojë edhe për më shumë"
Kërkonte me ngulm fitoren e parë në krye të Shqipërisë, por në fund të miqësores me Qipron as vetë nuk mund ta besonte rezultatin 6:1. "Kemi arritur një fitore të jashtëzakonshme, duke luajtur shumë mirë. Entuziazmuam tifozët dhe mund të them se ky ishte qëllimi ynë kryesor", deklaroi trajneri Josip Kuzhe për "SuperSport". "Siç mund ta shikoni edhe vetë, publiku ishte i entuziazmuar për lojën dhe për rezultatin. Ata na kanë mbështetur gjatë gjithë takimit. Së pari dëshiroj të falënderoj lojtarët tanë, të cilët pranuan të gjithë të luanin në këtë miqësore, pavarësisht se ky nuk ishte një moment shumë i përshtatshëm, duke parë fillimin e sezonit. Të gjithë u impenjuan maksimalisht për këtë sfidë dhe e kërkuan që prej fillimit fitoren". Programi 1-vjeçar, për të cilin kroati ka folur përpara kësaj ndeshjeje, duket se ka filluar të vihet në zbatim. Kuqezinjtë kanë bindur me rezultat dhe me lojë. Kjo bën që Kuzhe të shprehë edhe më shumë besim për të ardhmen: "Shqipëria ka lojtarë mjaft të mirë. Ekziston një atmosferë mjaft e mirë edhe në federatë, ku të gjithë bëjnë të pamundurën për të mbështetur skuadrën. Besoj se Shqipëria mund të luftojë edhe më tepër sesa thjesht për kualifikim në një Europian. Kujt lojtari do t‘ia jepja notën më të lartë? Të gjithë skuadrës".
Cana: Rezultat i papritur
Skela: Pikënisje e mirë
Triumfi absolut kundër përfaqësueses qipriote është vlerësuar maksimalisht nga protagonistët kryesorë të Kombëtares. Për Lorik Canën, rezultati 6:1 ishte i papritur, edhe sepse kundërshtarët janë një ekip mjaft cilësor. "Nuk e dija që kjo ishte fitorja më e thellë në histori… Për të thënë të vërtetën nuk e prisnim një rezultat të tillë. U munduam të bënim një paraqitje sa më të mirë, por dua të theksoj se rezultati i kësaj ndeshjeje nuk tregonin nivelin e kundërshtarëve, të cilët janë mjaft cilësorë", deklaroi mesfushori që në fundjavë do të debutojë në Premierligën angleze me Sandërlendin. "Nuk ishte e lehtë, mbi të gjitha në 15 minutat e para: ndërrimi i skemës nga trajneri na ndihmoi shumë. Luajtëm mirë dhe të gjithë ishim të përqendruar. Ky rezultat na ndihmon për dy sfidat e mbetura eliminatore dhe për të ardhmen". Rreth temës së kualifikimit në një aktivitet madhor Cana tha: "Besoj te ky objektiv. E kam ëndërr që përpara se të mbyll karrierën, të arrij të luaj me Shqipërinë në një kompeticion të madh. Po afrohen shumë të rinj dhe këto ndeshje duhen shfrytëzuar, në shërbim të së ardhmes, si po vepron trajneri Kuzhe. Nuk do të jetë e lehtë, është e pamundur të kemi menjëherë rezultate, por ndoshta për dy apo katër vjet mund të shpresojmë".
Skela, autori i dy golave në mbrëmjen e djeshme, deklaroi se triumfi ishte për trajnerin kuqezi, i cili e kërkonte me patjetër fitoren e parë me Shqipërinë. "Rezultati 6-1 tregon që e kishim vlerësuar shumë ndeshjen, tha fantazisti për ‘SuperSport‘. Gjatë këtyre ditëve, trajneri na kishte mobilizuar, sepse e dëshironte shumë këtë fitore dhe ia shpërblyem. Përgatitje për Danimarkën? Ndoshta është pak shpejt, por ishte një përgatitje e vlefshme dhe një pikënisje mjaft e mirë. Gjithsesi, detyra kryesore është ndërtimi i një grupi për eliminatoret e ardhshme, për të luftuar që të kualifikohemi në Europian". Salihi, protagonist absolut në tre golat e parë tha: "Ishte një ndeshje shumë e mirë, personalisht jam i kënaqur edhe pse nuk kam shënuar. Shpresojmë që herë tjetër të luajmë edhe më mirë se kaq. Goli i tretë ishte meritë e Bogdanit, sepse si një sulmues tipik e ndoqi aksionin dhe shënoi. Pozicionimi në të djathtë të sulmit? Besoj se bëra më të mirën dhe zbatova detyrat e trajnerit". Klodian Duro shtoi: "Zhvilluam një lojë të mirë, që jep shpresa për të ardhmen dhe entuziazmon publikun. Jam i kënaqur për këtë fitore të thellë, sepse luaj në kampionatin qipriot dhe kam fituar kundër shokëve të mi. Më vjen keq për ata, por në futboll pranohen të gjitha rezultatet".