DITE TE TRISHTUARA PER DEMOKRACINE
Kështu e niste editorialin e saj gazeta "Le Monde" para disa ditësh, vetëm se në vend të Shqipërisë, ishte Afrika. Po pse? Sepse në Nigeri, në një prej vendeve më të varfra të planetit, Presidenti Mamadu Tanxha ia doli ta ndryshojë Kushtetutën, me qëllim që të qëndrojë ende në pushtet. Në përfundim të referendumit, rezultatet e të cilit u publikuan më 7 gusht, më shumë se 90% e nigerianëve ishin shprehur në favor të zgjatjes, gjithmonë edhe me tre vjet të tjera të mandatit të Presidentit.
Sipas kësaj zgjidhjeje, M. Tanxha, 71 vjeç, është i lirë të kandidojë sa herë që dëshiron. Parlamenti kishte tentuar t‘i kundërvihej këtij projekti të shefit të shtetit, por kishte dështuar. Fatkeqësisht, Presidenti Tanxha nuk është i vetmi kryetar shteti që kryen këtë lloj grushti shteti konstitucional.
Shembujt janë të shumtë. Në krye të Tunizisë, që prej 20 vjetësh, Zine El Abidine Ben Ali ka instaluar Presidencën e përjetshme. Pak më herët, në Algjeri, Presidenti Abdelazis Bouteflika ka kërkuar dhe ia ka dalë të fitojë një mandat të tretë, mandat të cilin Kushtetuta e ndryshuar për këtë rast, ia ndalonte më parë. Duke harruar premtimet e tyre, Idris Deby i Çadit, Paol Biya i Kamerunit, këta gjithashtu, kanë ndryshuar tekstet fondamentale dhe janë kapur pas kolltukëve të tyre, pa pyetur për komunitetin ndërkombëtar dhe qortimet e tij. Kjo indiferencë e Perëndimit ka nxitur të tjerë kryetarë shtetesh që të bëjnë të njëjtën gjë. Ka shumë gjasë që i njëjti rrezik të përsëritet në Xhibuti ku Presidenti Ismail Omar Guelleh ka lajmëruar se do të kërkojë një mandat të tretë, pavarësisht se ç‘thotë Kushtetuta. Situata është më shumë akoma karikaturore në Burkina Faso, vend fqinj me Nigerinë, ku të afërmit e Presidentit Blaise Compaoré, që erdhën në pushtet më 1987, pas një puçi, kanë filluar tashmë që të përhapin idenë e ndryshimit të Ligjit Themelor që të marrin edhe një mandat të pestë presidencial deri më...2015.
Këtu unë po e ndërpres rrëfimin e editorialit të "Le Monde", sepse në këtë pikë më duket se fjalët janë të tepërta. Edhe ne kemi 20 vjet që qeverisemi nga i njëjti njeri. Ky njeri me emrin Sali Berisha i ka bërë që të gjitha ato që kanë bërë edhe presidentët e Afrikës, madje më shumë se ata, vetëm e vetëm që të rrijë në pushtet. Mua më duket groteske sot kur dëgjoj se problemi më i madh qenka e majta dhe Edi Rama. Mua më duket vetja afrikan dhe më vjen ta ndaj fatin tim me një xhibutas apo një nga Burkina Faso. Unë nuk kam të drejtë ta quaj veten europian, sepse në Europë nuk ka asnjë vend që të jetë qeverisur nga i njëjti njeri për 20 vjet me radhë, që e ka pranuar atë njeri dhe që e voton ende atë siç bëjmë ne shqiptarët me Sali Berishën. Ajo që më trishton në kryqëzatën kundër Edi Ramës, nuk është fati i së majtës apo i Edi Ramës vetë. Kjo nuk më intereson fare, sepse nuk kam asnjë interes politik. Ajo që më trishton është kompleksi i fajit që na kë zënë të gjithëve dhe ngazëllimi i skotës së madhe e të paanë të atyre që rrinë në kuzhinën e Sali Berishës dhe ose lëpijnë sahanët ose përplasin garuzhdet ose i hedhin kripë gjellës që gatuan shefi i tyre, në mënyrë që të na helmojë trutë më pas.
Tani të gjitha sa thuhen kundër nesh unë i besoj. Tani, kur Sali Berisha ka shpallur se do të na qeverisë, pra se do të bëjë të pamundurën që të na mbajë nën thundrën e batakçinjve të pushtetit të tij, deri më 2017-n, unë do të filloj të rishoh figurën e Enver Hoxhës, do të filloj ta analizoj atë dhe të më ndiejnë ata që vuajtën nga diktatura e tij, por do të shoh se ku ishte sekreti i pushtetit të tij. Do të filloj të besoj se ne shqiptarët nuk e meritojmë demokracinë, se ne nuk dimë të ndërtojmë jetë pluraliste, se ne kemi gjithmonë nevojë për një mbret e për një prijës. Këtej e tutje do të filloj të mendoj seriozisht se deri ku shkon plani i Sali Berishës për të ngatërruar Jugun me Veriun, për të grabitur pasurinë dhe tokat e Jugut me cubat e tij nga Veriu. Këtej e tutje do të filloj të shoh me vëmendje biografinë e Presidentit të Nigerisë, Mahmud Tanxhasë, dhe do të përpiqem të kuptoj se mos ndoshta të parët e mi mund edhe të kenë ardhur nga Afrika. Shkurt do të përpiqem të kuptoj se përse u dashka që unë të quhem europian, përse të mos jem edhe unë afrikan dhe përse Kryeministri im të mos quhet Sali El Tanxha, Al Berish.
Vetëm pasi të kem zgjidhur këtë enigmë do të filloj të interesohem pastaj për krimin e Edi Ramës që po shkel statutin e Partisë.
Në fund, gazeta "Le Monde" citon Barak Obamën dhe Hillari Klintonin, të cilët u kanë rikujtuar shteteve të Afrikës se "bonne gouvernance" është një kusht i domosdoshëm, i zhvillimit ekonomik të kontinentit. Dhe kjo fillon me respektin e rregullave institucionale dhe demokratike të çdo vendi.
Ne nuk e dimë ende se si do të shprehet administrata amerikane për zgjedhjet e fundit në Shqipëri, por e dimë me siguri se shumë nga ajo administratë ndoshta do të pyesin se çfarë ndryshimi ka Berisha nga një udhëheqës afrikan? Si njëri ashtu dhe tjetri bëjnë të pamundurën që të rrinë në pushtet, aq sa është edhe ymri i tyre fizik.