E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Golashënuesi i Europës dhe Spanjës”, Mbappe mbyll sezonin me dy trofe

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes për Realin e Madridit, Kylian Mbappé ka fituar dy trofe individualë, duke heshtur ata që e quajtën një dështim nënshkrimin e tij.

Falë dygolëshit kundër Real Sociedad, sulmuesi francez kaloi Victor Gyökeres të Sporting Lisbonës për të fituar Këpucën e Artë të Europës. Është hera e parë që Mbappé e fiton këtë trofe. I dhënë nga “European Sports Media” që nga viti 1997, ai shpërblen golashënuesin më të mirë në ligat evropiane.

Mbappé e përfundoi sezonin e tij të parë në La Liga me 31 gola, duke fituar edhe titullin e golashënuesit më të mirë në kampionatin spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›